BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Reali thyen 1-0 Bajernin, por kualifikimi mbetet i hapur

Reali thyen 1-0 Bajernin, por kualifikimi mbetet i hapur
Reali i Madridit mundi 1-0 mbrëmë Bajernin e Munihut, duke bërë një hap përpara drejt kualifikimit në finale të Champions League. Por fatet e kualifikimit janë të hapura, pasi ndeshja e kthimit zhvillohet në Gjermani. Momentet më të mira për gol i pati Reali, pavarësisht do9minimit në lojë të Bajernit. “Santiago Bernabeu” ishte në kapacitetin e tij maksimal dhe dueli i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampioneve midis Realit e Bajernit ishte i përligjur për nga madhështia e lojës dhe përballjes që këto dy skuadra dhuruan për futbolldashësit e mbarë planetit. Dy skuadrat kishin zgjedhur në fushë taktika të ndryshme loje, ku Reali luajti disi i tërhequr e me synim kundërsulmi, kurse Bajerni dominues e me pasime të shumta ishte më spektakolar dhe më i bukur në lojën e tij.
 
Pjesa e parë
 
Reali ishte thuajse inekzistent në fushë gjatë minutave të para të lojës dhe numri i madh i goditjeve nga këndi për gjermanët tregon qartë dominimin absolut në posedimin e topit dhe numrin e madh të aksioneve sulmuese. Bajerni i Guardiolës ngjante mbrëmë shumë me Barcelonën e Guardiolës të katër viteve më parë. Shvajnshtajger në qendër dhe Roben e Riberi në krahë ishin në ditë të mirë dhe dirigjuan mjaft bukur një lojë spektakolare e dominonte. Ançeloti nga ana tjetër i kishte besuar një Reali racional, shfaqur me mbrojtje efikase dhe kundërsulme të shpejta e të rrezikshme. Dy aksione sulmuese bëri mbrëmë Reali në portën kundërshtare dhe njëri prej tyre doli me sukses, ku shënoi Benzema në minutën e 19-të. Në fakt ishte një thyerje e sulmit të Bajernit dhe Alonso largon topin përpara te Ronaldo, ky i fundit jep asist në krahun e majtë për Kontraon dhe portugezi futet në zonë e pason shpejt diagonal për Benzema, i cili, i pambuluar arrin në ecje e sipër të përcjellë topin në rrjetë. 1-0 dhe madrilenët janë në delir të plotë. Bajerni shokohet dhe iu deshën disa minuta për të marrë veten, por e gjen shpejt ritmin dhe nis sërish sulmet në drejtim të portës së Kasijasit, por pa mundur të depërtojë në zonë e të rrezikojë në momentin final. Riberi nga e majta dhe Roben nga e djathta, pavarësisht veprimeve të bukura, nuk ia dolën të jepnin pasimin e fundit për Mandzukiç, i cili gjatë fraksionit të parë të lojës ishte në hije. Për Realin, Di Maria pati në minutat e fundit të pjesës së parë rast ideal për të dyfishuar, por gjuajtja e tij ishte e gabuar e përfundoi mbi tra.
 
Pjesa e dytë
 
Reali është për minuta të tëra në fraksionin e dytë të lojës superior dhe ka raste të mira kundërsulmi, por Ronaldo në një rast e Di Maria në rastin e dytë nuk arrijnë të shënjestrojnë si duhet. Gjermanët kanë probleme në organizim dhe ndjejnë se diçka nuk shkon, por Guardiola insiston tek të tijtë që të jenë më të vëmendshëm në qarkullimin e topit. Madrilenët, të mbështetur fuqishëm nga tifozët e tyre, arrijnë të spostojnë lojën në mesfushë e në gjysmëfushën tjetër, si një mënyrë edhe për ta mbajtur larg Bajernin. Skema funksionon dhe Reali është komod për shumë minuta. Por në dhjetë minutat e fundit Bajerni është i rrezikshëm dhe Roben më parë e pas tij Gëtze kanë raste të pastra shënimi, por Kasijas është i pakalueshëm. Përfundimisht Reali fiton 1-0, por fatet e kualifikimit do të varen në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas dy javësh në “Allianz Arena” të Munihut. Adriatik BALLA