BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Skënderbeu u mbyll gojën lojtarëve, Josa vë ultimatum fitoren në fundjavë

Skënderbeu u mbyll gojën lojtarëve, Josa vë ultimatum
Skënderbeu ka prej katër takimesh që nuk fiton, madje humbet në kampionat e kupë dhe në fund ka humbur dhe tifozët e vet, të cilët kanë qenë mosbesues ndaj disa rezultateve të skuadrës në këto javët e fundit. Për më tepër, humbja e fundit ndaj Flamurtarit ndikoi jo pak edhe në klasifikim, pasi Kukësi, rivali direkt për titull, është afruar ndjeshëm në renditje dhe tani “kërcënon” seriozisht kryesimin, duke qenë vetëm pesë pikë larg. Për më tepër midis dy skuadrave ka dhe një ndeshje direkte për t’u zhvilluar dhe Skënderbeu në tërësi ka një kalendar të vështirë. Duke parë këtë situatë të pafavorshme, por edhe braktisjen nga ana e tifozëve, Skënderbeu mori masat e para që janë mbledhje urgjent me grupin, përkushtim në seancat stërvitore për ndeshjen e fundjavës, bileta falas për spektatorët dashamirës të Skënderbeut dhe natyrisht izolimin e ekipit nga gazetarët dhe opinioni i gjerë, në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas planit. Ultimatumi që dha presidenti Takaj dy ditë më parë për rikthimin e gjendjes së mëparshme, nënkupton te fitorja, është përcjellë dhe një herë dje nga trajneri Mirel Josa, i cili ka vënë heshtje shtypi për ekipin dhe ka kërkuar që çdo gjë të jetë nën komandon e tij. Pra askush nuk mund ta hapë gojën, pasi ndryshe penalizohet, për të mos thënë se përjashtohet. Lojtarëve u është kërkuar të rrinë larg provokimeve mediatike dhe të vihen në punë serioze për të arritur maksimumin.
 
Situata
 
Që situata te Skënderbeu nuk është më si më parë, kjo nuk është e vështirë për t’u kuptuar. Katër humbje radhazi, 3 në kampionat dhe 1 në Kupën e Shqipërisë, që e nxori jashtë gare në këtë kompeticion kampionen e Shqipërisë, janë arsye të mjaftueshme për të vendosur heshtje për shtyp në kampin korçar. Asnjë futbollist nuk duhet të komunikojë me mediat të paktën deri të shtunën, kur do të luhet takimi me Besën. Formacioni i Mirel Josës, nuk dëshiron t’i japë më shumë shpresa Kukësit për titullin kampion, me verilindorët që kanë rikuperuar 9 pikë vetëm në tre takimet e fundit. Përballjen me kavajasit drejtuesit e Skënderbeut kërkojnë ta shfrytëzojnë edhe për të rivendosur marrëdhëniet pozitive me tifozët korçarë, të cilët kanë hedhur akuza të forta për tolerim sidomos në humbjen 2-3 me Tiranën në javën e 27-të të Superiore. Dyert e stadiumit “Skënderbeu” do të jenë të hapura për të gjithë tifozët, të cilët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë në ndeshjet brenda. Ndoshta 5 javët e fundit do të mjaftojnë për të rivendosur paqen me tifozët, që presin të festojnë në qytetin juglindor titullin e katërt radhazi kampion. Mbetet që Skënderbeu të reflektojë këtë javë, në mënyrë që tifozët dhe grupi të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit e të mirëbesimit reciprok. Nga ana tjetër, duket qartë se ndaj Besës ka shenja që duhet “përzënë”, prandaj dhe fitorja për Skënderbeun këtë javë është si “domosdoshmëri”. Por më shumë se hamendësimet, pozicioni i Skënderbeut në tabelë nuk lejon tolerime të mëtejshme. Adriatik BALLA