BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Stadiumi Kombëtar, 30 milionë euro kredi

Stadiumi Kombëtar, 30 milionë euro kredi
Stadiumi i ri kombëtar mbetet tema e ditës dhe më e nxehta në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Duke qenë se është edhe vepra më e madhe që pritet të ndërtohet në vend që pas viteve 90-të në futbollin shqiptar, natyrisht edhe diskutimet deri në startin e punës janë nga më të ndryshmet dhe zënë një pjesë të konsiderueshme të kohës. 
 
Pas caktimit të kompanisë fituese, e cila do të merret me prishjen dhe ndërtimin e stadiumit të ri, po vijojnë diskutimet mbi detajet financiare mes bordit të "Qemal Stafës" dhe italianëve të "Serenissima". 
 
Dje, në ambientet e FSHF-së është zhvilluar një tjetër mbledhje, ku kanë marrë pjesë edhe dy përfaqësues të kësaj kompanie. Sipas informacioneve të konfirmuara në rrugë zyrtare edhe nga administratori i stadiumit, Ardian Cani, gjithçka është përqendruar te pjesa financiare, zgjidhja e së cilës do të kulmojë me firmosjen edhe të kontratës për ndërtimin e impiantit të ri mes FSHF-së dhe "Serenissima"-s.
 
Administratori – "Ishte një mbledhje rutinë por e rëndësishme, që me shumë gjasa do të pasohet nga të tjera deri në firmosjen e kontratës. Deri tani janë vendosur disa piketa të qarta në lidhje me kohën, projektin, financimet dhe nisjen e punimeve, ndaj të gjithë në federatë por jo vetëm, shpresojnë që diku nga fundi i muajit maj të firmoset kontrata dhe nga fundi i këtij viti apo fillimi i 2015-ës të nisnin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri. Duke qenë një vepër e madhe, më e rëndësishmja në futbollin shqiptar pas viteve 90-të, ju siguroj që është marrë me seriozitetin maksimal. Jemi në koherencë të plotë edhe me qeverinë shqiptare, e cila po na mbështet në çdo hap", ka sqaruar administratori Cani për Panorama Sport.
 
Financat – Ndërkohë, mësohet se dje përfaqësuesit e kompanisë italiane kanë kërkuar më shumë garanci nga federata dhe qeveria shqiptare. Nisur nga projekti, tashmë i miratuar, vlera totale e prishjes dhe ndërtimit të stadiumit është 45 milionë euro. Nga këto, dhjetë milionë euro akordohen nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka deklaruar se parà i ka në dispozicion. Sakaq, qeveria shqiptare, e cila ka 25 % të aksioneve në shoqërinë aksionare që është ngritur për menaxhimin e stadiumit (75 për qind i ka federata), ka konfirmuar se do të japë dy milionë euro për stadiumin e ri. 
 
Por, kjo shifër mund të rritet vitin tjetër nëse shteti shqiptar do ketë një buxhet më të mirë. Pra në total, FSHF plus qeveri japin 12 milionë euro nga 45 që kushton stadiumi. Pjesa tjetër, deri tani është vënë në diskutim nga konçesionari, në rastin konkret, "Serenissima". Kështu, 25 deri në 30 milionë euro mund të jenë paratë që do të kreditohen nga banka të ndryshme shqiptare ose të huaja, të interesuara për këtë vepër madhore. Pjesa tjetër, pra rreth 3 ose 8 milionë euro (varet sesa kredi do të merret) do të paguhet nga vetë kompania konçesionare që do merret me ndërtimin e stadiumit.
 
Detajet – Pikërisht këtu janë hasur diskutime mes italianëve dhe bordit të "Qemal Stafës". "Serenissima" ka kërkuar që tek marrja e kredisë të jepen garanci edhe nga ana e federatës dhe shtetit shqiptar, kjo me qëllim që kreditori të jetë sa më i sigurt për investimin që do të bëjë. Gjithsesi, ende nuk është vendosur asgjë, duke qenë se mbeten edhe disa pika të errëta dhe për t’u diskutuar në lidhje me pjesën financiare (sa kredi do merret), para se të firmoset edhe kontrata.