BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-bota

Presidenti i Maqedonisë refuzon nënshkrimin e ligjit për gjuhët

Presidenti i Maqedonisë refuzon nënshkrimin e ligjit për

Maqedonisë Gjorge Ivanov tha dje se nuk do të nënshkruajë ligjin e avancimit të gjuhës shqipe, të miratuar së fundmi nga parlamenti, duke argumentuar se është bërë pa debat publik dhe pa opozitën. Megjithse i qëndroi besnik ish-partisë tij tashmë opozitare VMRO-DPMNE, tentativa e dëshpëruar e Ivanov ishte pritur nga koalicioni qeveritar, dhe pritet të zhvlerësohet së shpejti me miratimin e dytë të legjislacionit në kuvend. “Edhe para se të votohej, në disa raste kam theksuar se nuk është mirë të hapen çështje të cilat janë përfunduar vetëm për pikë politike afatshkurta, dhe në dëm të interesave të shtetit dhe popullit maqedonas. Me përdorimin e simbolit evropian në këtë ligj, shteti maqedonas do të jetë shteti i vetëm që i vendos kushte vetvetes për anëtarësim në BE. Kjo u keqpërdor për sjelljen e këtij ligji me procedurë të shkurtër. Duke pasur parasysh vlerësimet e mia për mospajtimin e këtij ligji me Kushtetutën e Maqedonisë dhe mendimin publik për anti-kushtetueshmërinë e këtij ligji dhe duke u bazuar në nenin 75 të Kushtetutës, vendosa të mos e nënshkruaj vendimin për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, tha Ivanov.

Pengesë e përkohshme

Por nëse parlamenti e miraton përsëri legjislacionin, Ivanov është i detyruar ta nënshkruajë ligjin dhe ai hyn ne fuqi menjëherë. Brenda afatit 30 ditor Ligji për përdorimin e gjuhëve do kthehet për rishqyrtim në lexim të tretë në Kuvend. Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi ditë më parë deklaroi se refuzimi i dekretimit nga Ivanov nuk përbën kërcenim, përderisa ka vullnet pozitiv nga partitë politike parlamentare, të cilët priten ta votojnë përsëri. Qeveria e Maqedonisë shprehu keqardhje për vendimin e kryetarit të shtetit. “Me këtë rast duam që edhe njëherë të theksojmë se të gjitha pjesët e zgjidhjes ligjore për përdorimin e gjuhëve janë në pajtim me Amendamentin 5 të Kushtetutës. Me këtë ligj e avancuam përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni. Motivi për sjelljen e këtij ligji është kujdesi për të gjithë qytetarët, me të cilët ndërtojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Qeverisë. Deklarata detajonte gjithashtu se ligji i gjuhëve i përshtatet kuadrit të politikave të qeverisë për ndërtimin e një Maqedonie si shtet i barabartë, i të gjithë qytetarëve, qofshin ata maqedonas, shqiptarë, turq, serb, vlleh, rom, boshnjak. Ndërsa politikat për përdorimin e gjuhëve do të pasqyrohen sipas nevojave të qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike në vend.

Ligj historik për shqipen

Ligji historik i ngritjes të gjuhës shqipe në Maqedoni, u miratua pa prezencën e opozitës, me 69 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, më 11 janar, dhe do të realizojë përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha instancat e dokumentet zyrtare të Maqedonisë, në formë të barabartë me maqedonishten. Opozita e VMRO-DPMNE bojkotoi votën, duke argumentuar se e konsideron iniciativën si anti-kushtetuese. Ligji i ri zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe në të gjithë vendin duke i dhënë statusin e gjuhës së dytë zyrtare, përkundër ligjit të mëparshëm që e zyrtarizonte atë vetëm në zonat ku shqiptarët përbëjnë 20 për qind të popullatës. Zyrat qeveritare, faqet e internetit, emrat e institucioneve, dokumentet personale dhe ato të biznesit do të jenë tashmë dy-gjuhëshe, ndërsa karmonedhat do të kenë të paktën simbole të të dy grupeve etnike zyrtare. “Me votën e sotme për gjuhën, finalizuam pjesën normative të marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit etnik të vitit 2001”, tha pas miratimit për gazetarët Artan Grubi, deputeti i partisë kryesore shqiptare të Maqedonisë, Bashkimi Demokrat për Integrim./Andi LAMKO

Më të lexuarat