Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ramazani, Obama uron besimtarët myslimanë: Liria dhe dinjiteti, të drejta të pamohueshme për njerëzimin

Muaji i Ramazanit, Obama: Uroj një muaj të bekuar, me gëzimin e familjes

Postuar: 09/07/2013 - 13:17

Me fillimin e muajit të Ramazanit, presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë botën. “Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë te Ramazanit, Michelle dhe unë u dërgojmë urimet më të mira komuniteteve myslimane këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Për 1.5 miliardë myslimanët e botës, Ramazani është koha për reflektim të thellë, agjërim dhe përkushtim. Ramazani është gjithashtu mundësia për bashkimin e familjes dhe miqve dhe festimin e parimeve, që lidhin njerëzit përmes besimeve të ndryshme, përkushtimin për paqe, drejtësi, barazi dhe dhembshuri për njerëzit me të cilët jetojmë. Këto lidhje janë më të forta se sa ndryshimet që shpesh na ndajnë,” thuhet në deklaratë.

Sipas presidentit, “Ky muaj na kujton gjithashtu se liria, dinjiteti dhe mundësia janë të drejta të pamohueshme për të gjithë njerëzimin. Reflektojmë mbi këto vlera universale, në kohën kur shumë qytetarë në mbarë Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore vazhdojnë të luftojnë për këto të drejta themelore dhe ndërsa miliona refugjatë e festojnë Ramazanin larg shtëpive të tyre. Shtetet e Bashkuara u qëndrojnë pranë atyre, që punojnë për të ndërtuar një botë ku të gjithë njerëzit mund të shkruajnë të ardhmen e tyre dhe të praktikojnë besimin e tyre të lirë, pa frikë dhe dhunë.”

“Në Shtetet e Bashkuara, Ramazani shërben si kujtesë se miliona amerikanë myslimanë na pasurojnë kombin çdo ditë, duke shërbyer në qeverinë tonë, duke udhëhequr zbulimet shkencore, duke krijuar punë dhe duke u kujdesur për fqinjët tanë në nevojë. Kam qenë i nderuar të hap një darkë iftari në Shtëpinë e Bardhë çdo vit për katër vitet e kaluara dhe këtë vit, pres me padurim të ftoj amerikanë myslimanë që kontribuojnë në vendin tonë, si sipërmarrës, aktivistë dhe artistë. U uroj myslimanëve në Amerikë dhe anekënd botës, një muaj të bekuar me gëzimin e familjes, paqes dhe mirëkuptimit. Gëzuar Ramazanin!",  përfundon letra.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:35

Analisti ArjanVasjari, është përplasur ashpër me Fatos Lubonjën lidhur me faktin nëse duhet t’i quajmë politikanët dhe njerëzit e drejtësisë të korruptuar apo kriminelë.

Postuar: 21/11/2019 - 23:23

Analisti Lorenc Vangjeli dhe Fitim Zekthi po debatonin lidhur me kreun e KED, Ardian Dvoranin,

Postuar: 21/11/2019 - 23:15

Presidenti Ilir Meta ka pohuar në Facebook se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, është shantazhuar në

Postuar: 21/11/2019 - 23:03

Gazetari Ylli Rakipi, ndërsa i referohet ambasadorëve dhe qëndrimit të ndërkombëtarëve, veçanër

Postuar: 21/11/2019 - 22:57

Juristi Jordan Daci i ftuar na emisionin “360 Gradë” tha se shkarkimi i prokurorit Be

Postuar: 21/11/2019 - 22:49

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi sot shkarkimin nga detyra të Besnik Muçit, i zgjedhur vetëm

Postuar: 21/11/2019 - 22:36

Gazetari Artan Hoxha tha se një kryetarë bashkie do të “digjet” shumë shpejt.