Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vuçiç qetëson kroatët: Nuk jam çetnik, nuk kam as në familje

Postuar: 13/02/2018 - 07:57

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nisi dje vizitën e rëndë- sishme dyditore në Zagreb, vizita e parë e kreut të shtetit serb në Kroaci, pas më shumë se pesë vitesh. Ai u prit nga homologia e tij, Kolinda Grabar Kitaroviç dhe kryeministri Andrej Plenkoviç, me të cilët zhvilloi bisedime për një perspektivë më të mirë mbi zgjidhjen të paktën disa prej çështjeve e hapura. Duke falënderuar Grabar-Kitaroviç për ftesën, Vuçiç tha se megjithëse dialogu mes dy vendeve mund të jetë i vështirë, ai do t’i shërbejë si Serbisë dhe Kroacisë. Në Zagreb kishte masa të shtuara sigurie por rrugët ku kalonte Vuçiç ishin zbukuruar me flamurë të Serbisë. Disa qindra njerëz kishin dalë për të protestuar në sheshin Ban Jelacic, sipas thirrjes së grupeve të veteranëve të luftës, duke kërkuar ndjesë dhe dëmshpërblime nga Serbia. Disa nga pankartat e mbajtura prej protestuesve përmbanin slogane nga të cilat të dy liderët u distancuan.

Nuk jam çetnik

Në konferencën e përbashkët të shtypit me presidenten kroate, Vuçiç deklaroi se nuk ka probleme me dikë fiton zhurmë duke e fyer, por theksoi se kurrsesi s’është çetnik. “Pashë njerëz me parulla. Shkruanin ‘Kali, mos gënje’, pastaj diçka rreth kërkim-faljes, ‘çetnik-fillestar’, ‘barraba, kthehu në Serbi’, por nuk u trondita shumë. Presidentja Grabar-Kitaroviç më përgatiti një pritje të mirë. Më thanë se ka pasur disa qindra njerëz dhe kjo është normale në demokraci”, ka thënë Vuçiç. Megjithatë ai ka kundërshtuar ata që e kanë quajtur çetnik, duke refuzuar lidhen me grupet famëkeqe ushtarake serbe, përgjegjëse kryesore të terrorit ndaj kroatëve. “Nuk jam kurrfarë çetniku, askush në familjen time s’ka qenë çetnik. Në luftën e fundit familja Vuçiç ka vuajtur, ka vuajtur edhe në luftën e parafundit, dhe nuk e di se familja ka marrë pjesë në çfarëdo krimesh”, ka thënë presidenti serb. Pyetjes së gazetarit në konferencën për media të dy presidentëve në Zagreb lidhur me demonstratat kundër vizitës së Vuçiç iu përgjigj edhe presidentja kroate Grabar Kitaroviç, e cila tha se është demokratike të protestohet, por nuk mund të përkrahë fyerjet dhe gjuhën e urrejtjes.

Të zgjidhin problemet, pa presion nga jashtë

“Kam një mesazh edhe për publikun serb: s’guxojmë të lejojmë që njerëzit nga skajet e spektrit politik ose të spektrit të ideve, të na e diktojnë politikën, këtë e bëjmë ne drejtuesit e shtetit dhe shumica e qytetarëve, të cilët e përkrahin vizitën e presidentit Vuçiç, sepse e dimë se duhet të bisedojmë për përmirësimin e marrëdhënieve”, ka deklaruar presidentja kroate. Serbia e Kroacia janë dy republikat më të mëdha që dolën nga ish-Jugosllavia dhe kanë kërkuar përmirësim të lidhjeve që prej luftës së viteve 1991-1995. Presidenti Vuçiç tha në konferencën e shtypit se shpresonte që Kroacia të mos pengojë rrugëtimin evropian të Serbisë. “Ajo që kërkojmë është që ne serbët, dhe ju kroatët, të kemi marrëdhënie më të mira pasi kjo është e mirë për të dyja vendet”, tha Vuçiç. Duke iu referuar perspektivës evropiane të Serbisë. Presidentja kroate tha se dy vendet janë të maturuara dhe të përgjegjshme sa për të trajtuar çështjet bilaterale dhe të dialogut, pa nevojën e presionit ndërkombëtar. Dy liderët thanë se do të tentojnë të zgjidhin çështje e të humburve të luftës dhe ato kufitare. “Në 100 ditët e ardhshme do të përpiqemi të ndryshojmë atmosferën e marrëdhënieve tona. Nga pala jonë do të bëjmë ç’është e mundur për të treguar vullnet e mirëkuptim”, tha Vuçiç, i cili gjithashtu ka planifikuar të takohet edhe me përfaqësuesit e pakicës serbe në Kroaci si dhe të vizitojë parlamentin kroat./Andi LAMKO

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 24

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2018 - 23:14

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Selman Stermasi”, në ndeshjen Tirana-Kamëz.

Një tifoz me shtetësi ruse është dhunuar keq nga tifozët e skuadrës së Tiranës.

Postuar: 18/08/2018 - 22:46

Policia italiane në Milano ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, me akuzën e trafikut të drogës

Postuar: 18/08/2018 - 22:39

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë.

Postuar: 18/08/2018 - 22:18

Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Sarandë dhe si paso

Postuar: 18/08/2018 - 22:07

Kohën e fundit dukshëm janë shtuar kërkesat për të ndihmuar personat të cilët vuajnë nga sëmundje

Postuar: 18/08/2018 - 21:14

Policia ka arrestuar sot të shumëkërkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjeç.

Postuar: 18/08/2018 - 21:02

Ka dështuar të kalojë kufirin me një pasaportë të dyshuar si holandeze, një 50 vjeçar nga Tirana.