BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-bota

Vuçiç, serbëve të Mitrovicës: Dialog me shqiptarët, jo largim nga Kosova

Vuçiç, serbëve të Mitrovicës: Dialog me

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka bërë dje një vizitë në Kosovë në shenjë solidarizimi pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç, ku inkurajoi serbët vendas të ruajnë dialogun me shqiptarët si rruga e vetme e zgjidhjes së mospajtimeve, dhe kërkoi përfshirjen e Serbisë në hetimet e vrasjes për një zgjidhje të drejtë dhe jopolitike. Në konferencën për shtyp, ai tha se më mirë është të bisedohet sesa të shkrepet edhe një plumb i vetëm. “Ju lutem na lejoni, edhe pse e di që nuk e doni këtë, na lejoni që të mos përdorim kurrfarë armësh, të provojmë që gjërat t’i zgjidhim politikisht dhe me bisedime. Ne duhet të kemi dialog me shqiptarët dhe ta ruajmë atë”, tha presidenti serb në Mitrovicë. Bashkë me nxitjen e dialogut ai u kërkoi serbëve të veriut të mos braktisin vendin dhe shtëpitë e tyre. “Nuk keni shtëpi tjetër përveç kësaj, dhe ne duam që ju të mos e lëshoni atë asnjëherë. Kjo është në interes të Serbisë. Ju lutem qëndroni këtu dhe mos u frikësoni”, tha ai, duke përsëritur më tutje kërkesën e Serbisë për përfshirje në hetimet për vrasjen e Ivanoviç. “Dëshiroj jo vetëm që të shkëmbejmë informacionet, por edhe të marrim pjesë në hetim. Më vjen keq që deri tani nuk e kanë pranuar bashkëpunimin në këtë mënyrë”, tha Vuçiç. “Ndriçimi i kësaj vrasjeje do ta largojë frikën”, shtoi ai.

Dialogu rruga e paqes

Pas hapjes së vizitës në manastirin e Banjskës, presidenti i Serbisë u takua me banorët serbë në Llaple Selo, duke i porositur të vazhdojnë të qëndrojnë në vatrat e tyre, dhe duke thënë se dialogu me shqiptarët e Kosovës është rruga më e mirë për paqen. “Nuk i frikësohemi askujt, por ka kaluar koha kur qëllimet arriheshin në mënyra të tjera. Synimet do të arrihen me mençuri dhe duhet të jemi të fortë dhe të guximshëm, pasi interesi më i madh i Serbisë është që ju të qëndroni të jetoni në vatrat tuaja”, ka thënë Vuçiç. Presidenti shoqërohej nga shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Ata zhvilluan bisedime me dyer të mbyllura me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës dhe vendosën lule në vendin ku u vra Oliver Ivanoviç në Mitrovicë. Presidenti serb gjithashtu kërkoi qartë luftimin e kriminalitetit në radhët e serbëve. "Është e rëndë- sishme edhe gjetja e mekanizmave të rinj në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit në radhët e serbëve”, tha Aleksandër Vuçiç. Vizita e presidentit serb u zhvillua nën masa të shtuara sigurie të policisë së Kosovës, misionit EULEX dhe forcave paqeruajtëse. Ajo kaloi pa incidente.

Vizitë e mirëpritur nga të dy palët

Si serbët dhe shqiptarët shprehnin dje aprovimin e tyre për vizitën e Vuçiç, vetëm se në këndvështrime të ndryshme. “Nuk jam kundër vizitës së Vuçiç. Mendoj se ishte mirë që institucionet tona e lejuan vizitën. Ai vjen në një shtet të ri”, tha shqiptari Hamez Uka, 37-vjeçar nga Mitrovica. Edhe Abedin Selimi, një 25-vjeçar shqiptar i komunës veriore të Zubin Potok, tha se Serbia e Kosova duhet të bashkëpunojnë dhe të kenë marrëdhënie të mira fqinjësie, për të përmirësuar situatën aktuale të tensioneve. “Vuçiç duhet të lejohet të vizitojë Kosovën më Shpesh, por edhe Serbia duhet të lejojë liderët tanë të bëjnë vizita atje”, tha Selimi. Ndërsa Stevan Virijevic, 58 vjeçar kosovar serb, i ardhur nga zonat jugore të Kosovës,tha se vizita e Vuçiç ishte një shenjë e mirë force kundër shqiptarëve. “Ai duhet të vijë gjithmonë këtu! Që shqiptarët ta shohin se ne kemi president, dhe se ky vend është Serbi”, tha ai. Serbja nga Mitrovica Milena, e cila nuk dëshironte të tregonte mbiemrin e saj, ishte më pesimistja nga të intervistuarit e agjencisë BalkanInsight. “Vajza ime studion në Serbi, në Kragujevac, dhe e kam detyruar të betohet se nuk do të kthehet në këtu, edhe sikur unë dhe burri të vdesim. Kjo Kosova e Vuçiç mua më duket si Siri. Unë e di që njerëzit po lëndohen këtu, por kam punë të tjera për të bërë”, tha ajo./Andi LAMKO

Më të lexuarat