BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

aktualitet-dossier

Ja si CIA ndryshoi strategji për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës, u kërkua ndihmë nga Italia për të depërtuar në Shqipëri

Ja si CIA ndryshoi strategji për rrëzimin e regjimit të Enver

Në vitin 1949 shërbimi inteligjent amerikan nisi lëvizjet për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës. duke qenë se Hoxha në këtë periudhë vendosi diktaturën dhe nisi lëvizjet e bashkëpunimit me rusët, kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga amerikanët. Pas shumë tentativash, ku u përdorën dhe operacione me agjentë të infiltruar, nuk u arrit rrëzimin i regjimit. I gjithë synimi ishte që të nxitej rebelim në popull dhe qeveria Hoxha të binte. Kjo nuk ndodhi dhe CIA nisi lëvizje të tjera, një prej të cilave ishte dhe përçarja e Partisë së Punës dhe nxitja e frikës në radhët e saj. Sipas një dokumenti të vitit 1953 të deklasifikuar nga CIA, shihet e si amerikanët propagandonin vdekjen e Stalinit dhe jepnin pasojat që do vinin në Shqipëri dhe vendet e tjera komuniste nëse vijohej bashkëpunimi me ta. Një tjetër lëvizje e amerikanëve ishte futja në sherr e Mehmet Sheut dhe Enver Hoxhës.

 

11 mars 1953

Memorandum për kreun e luftës politike e psikologjike

Bullgaria

Në lajmet tona të transmetuesit klandestin bullgar kemi nisur të komunikojmë për vdekjen e Stalinit më 5 mars. Theksi më i madh është vënë te zëvendësimi i tij i pritur mes njerëzve të tij në botën komuniste. Më 7 mars i gjithë programi iu kushtua vdekjes së tij, duke paralajmëruar komunistët bullgarë se kjo ngjarje sjell rrethanat për një spastrim të grupit të Cervenkovit nga të gjitha nivelet e administratës. Komenti përmblidhje jetën e pamëshirshme të Stalinit, përplasjet aktuale në Kremlin dhe pasojat e tyre për Bullgarinë. Veprimtaria politike e Stalinit u krahasuar me regjimin e likuidimit të komunistëve të para-luftës, veçanërisht të Kostovit nga burokratët e partisë Komentet përmendnin intrigat që kryen në kurriz të Çankov, Damianov e Mihailov. Më 8 mars komentet theksonin pozitën e dobët të grupit të Çervenkov si rezultat i paktit të Ballkanit. Transmetimet në fjalë ishin produkt i iniciativës së terrenit, por nuk bien në konflikt me direktivat e dërguara nga selia kryesore

Shqipëria

Transmetimet klandestine në Shqipëri përfshinin temat e natyrës së dyshimtë të vdekjes së Stalinit duke marrë parasysh pamjet e tij të shëndetshme disa kohë më parë, duke sugjeruar se ai mund të jetë vrarë, dhe gjithashtu faktin se vdekja e Stalinit mund të sjellë shpresë për Shqipërinë, pas nisjes së luftës për pushtet dhe fushatës së pashmangshme të spastrimeve që do të vijojë. Ne u përpoqën të thyenim lavdinë e ngritur mbi Stalinin dhe në temat e ardhshme do të vëmë në kontrast situatën miqësore në Ballkan me përçarjen në radhët komuniste, duke nxitur dezertimin me anë të fushatës së spastrimeve të do të vijojë. Malenkov do të prezantohet gjithashtu si një imperialist më i keq se Stalini, dhe rezultati do të jetë një skllavëri më e rëndë për Shqipërinë. Stacioni ynë radio do të nxisë zhurmat për një konflikt mes Hoxhës e Shehut dhe do të japë emra të mundshëm të zyrtarëve që do të spastrohen. Ndryshimet e propagandës komuniste pas dezertimit të Malenkovit do të bëhen pika tona të humorit me autoritetet. Duke filluar nga 10 marsi, tekstet e përditshme do të jepen sipas linjave të udhëzimeve.

 

20 gusht 1954

Memorandum

Projekti OBDURATE

Projekti i mëposhtëm i divizionit SE ju paraqitet për miratim në shumën totale prej 9120 $, për periudhën 1 korrik 1954 deri në 30 qershor 1955. Ky projekt përfshin ndërlidhjen tonë me inteligjencën detare italiane për të shfrytëzuar mundësitë e grupit të emigrantëve shqiptarë në Romë. Me anë të ndërlidhjeve tona në po përgjojmë burimet e grupit të shqiptarëve për informacione mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në Itali e Jugosllavi. Ne po punojmë gjithashtu për infiltrim në legatën shqiptare të Romës.

Personeli

Agjenti ynë është anëtar i vjetër i Bllokut Kombëtar Indipendent (BKI) dhe ka burime informacioni për Shqipërinë. Disa nga këto burime janë në Jugosllavi dhe kontaktohen me postë. Ndërsa agjenti ..., një tjetër anëtar i njohur i BKI është një prej burimeve më të mira për rekrutim agjentësh, për operacione të drejtuara nga CIA në veri të Shqipërisë.

Dy agjentët kanë të dy motivim të fortë ideologjik dhe bindjen se SHBA është e vetmja fuqi botërore që mund të përkushtohet mjaftueshëm për të sjellë një çlirim dhe integritet territorial të Shqipërisë. Asnjëri prej tyre nuk dëshiron që bashkëpunimi i tyre të bëhet i njohur te italianët.

Konteksti

Disa aspekte të këtij projekti ishin përfshirë më parë në projektin OBSTACLE të prillit 1954. Me aprovimin e projektit të ri kontributet tona për BKI bëhen me anë të liderit të saj në Nju Jork. Aq sa mund të përcaktohet, financimet për këtë grup janë vetëm në shërbim të projektit dhe operacioneve nga baza e Romës.

Periudha dhe kostot e aprovuara

Periudha e aprovuar është 1 korrik 1954 deri në 30 qershor 1955, me një kosto prej 9120 dollarë, të detajuar si më poshtë: Pagesa për liderin me anë të agjentit ... 5280 dollarë, pagesa direkte ndaj ... nga oficeri i CIA, 3840 dollarë.

Rekomandime

Komentet e degës tregojnë për objektiva të “Prioritetit 5”, siç reflektohen në direktivat e misionit për Italinë, aktualisht nën shqyrtim por mund të ngrihen në “Prioritet 4”. Planet detajojnë se projekti është në linjën e direktivave të aprovuar për Shqipërinë. Zonat e veprimit: Itali, Shqipëria Veriore, Jugosllavi. Ky projekt do të vazhdojë për një vit me mbledhje informacionesh raportime për aparatin shtetëror. Ai ka si qëllim shfrytëzimin e burimeve të informacionit në Shqipëri për aktivitetet e shqiptarëve të Jugosllavisë dhe aktivitetet e shqiptarëve të Italisë.

Refugjatët shqiptarë në Jugosllavi llogariten nga katër deri në shtatë mijë, dhe mjaftojnë për të formuar një forcë paramilitare që mund të përdoret nga UDB për operacione të shkallës relativisht të gjerë, kundër Shqipërisë. Kjo mundësi shikohet me shqetësim nga Departamenti i Shtetit dhe nga qeveria e SHBA. Në të kaluarën janë mbledhur shumë informacione mbi aktivitetet shqiptare në Jugosllavi, nga burime të vjetra të atjeshme duke përfshirë edhe agjentë të hershëm të misioneve tona që u detyruan të dilnin përsëri nga Shqipëria. Megjithëse shumica e informacionit është marrë me anë të letrave dhe postës në Romë, informacioni konsiderohet sekret. Klientët tanë rrallëherë kanë marrë informacion të tillë nga burime të tjera.

Oficeri që drejton këtë projekt në terren, ka si detyrë kryesore të ruajë bashkëpunimin besnik të burimeve dhe përmirësimin e cilësisë së informacioni që vjen në rrjetin e tij. Që prej raportimit të tij direkt te CIA, masa e bashkëpunimit të tij nuk duhet dhe ai është duke rrezikuar vitet e tij të karrierës me autoritetet italiane duke u hequr si një prej agjentëve kryesorë të projektit.

Është me rëndësi ruajtja e besimit dhe bashkëpunimit të ... që është një lider i rëndësishëm i BKI dhe burimi ynë kryesor i rekrutimit të agjentëve për operacionet e CIAs në veri të Shqipërisë.

Të vazhdojë zhvillimi e zgjerimi i kontakteve mes anëtarit të BKI dhe punonjësve të ambasadës shqiptare në Romë. Bashkëpunimi i saj me agjencitë italiane të inteligjencës ka sjellë ftute në të kaluarën, duke përcaktuar politikat e qeverisë italiane në lidhje me Shqipërinë dhe grupet shqiptare të emigracionit.

Personeli

Individët e përdorur në këtë operacion si informatë janë shumë për t’i numëruar këtu. Kontaktet ruhem në formë letrash nga rreth dhjetë anëtarë të ish-misioneve tona që u detyruan të largoheshin drejt Jugosllavisë, si dhe nga mbështetës të grupit politik BKI, të shpërndarë në zonat veriore të Shqipërisë. Ky paragraf do të kufizohet te agjentët kryesore me të cilët oficeri ynë ruan kontakte në Romë: Ky subjekt është lideri kryesor fisnor në veri të Shqipërisë që ka trashëguar kodon e ligjeve fisnore për zgjidhjen e debateve mes katolikëve dhe myslimanëve. Megjithëse nuk ka qenë në Shqipëri që prej vitit 1945, eksperienca jonë tregon se ai ka ende influencë të madhe në popullsinë malësore të veriut të Shqipërisë. Pozita e tij në Shqipëri është e ngjashme me atë brenda radhëve të BKI në Itali, dhe në grupe të tjera emigrantësh. ...Ky subjekt nisi karrierën e tij si intelektual dhe është bërë një prej poetëve më të njohur në gjuhën shqipe, si dhe mbi origjinën e gjuhës shqipe. Pas interesimit të tij me politikën, ai u bë simpatizant i bashkimit të Shqipërisë me Italinë për arsye të studimit në Itali dhe fesë katolike. Me gjithë bashkëpunimin e tij me Italinë, ai mbetet një figurë e rëndësishme për veriun e Shqipërisë.

Mbrojtja: Dy agjentët tanë janë liderë të grupit BKI dhe jetojnë hapur në Itali duke gëzuar dhe mbrojtjen e qeverisë italiane, prandaj nuk ka nevojë për mbulim. Kurse oficeri i CIA njihet nga subjektet e mësipërme me emrin e tij të vërtetë dhe si përfaqësues i agjencisë. Kontaktet e tij kanë qenë gjithmonë të sigurta me gjithë kohëzgjatjen e madhe të operacionit (prej mesit të vitit 1948)

Komunikimet

Kontaktet mes oficerit tonë dhe subjekteve zhvillohen në një vend të sigurt në Romë. Kontaktet mes ... dhe burimeve të tij në Jugosllavi shumicën e kohës bëhen me anë të postës së thjeshtë. Por kemi marrë edhe disa raportime klandestine nga refugjatë që janë larguar nga Jugosllavia, me mesazhe dore nga burime të atjeshme.

Mbikëqyrja

Çdo mundësi kontrolli mbi agjentët vjen prej bindjes së tyre ideologjike dhe motivimit të tyre se SHBA është i vetmi shtet që i përkushtohet mjaftueshëm çështjes së çlirimit dhe ruajtjes së integritetit territorial të Shqipërisë. Një tjetër masë kontrolli mbi agjentin është fakti se ai nuk dëshiron të bëhet i ditur te italianët fakti i bashkëpunimit të tij të plotë me agjencinë tonë, pasi kjo do të cenonte pozitën e tij me autoritetet atje. Një tjetër mjet kontrolli edhe pse indirekt, është përfshirja e partisë së tij politike (BKI) në Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë (NCFA). Përfaqësimi i tyre është kërkuar prej vitesh nga BKI dhe u arrit vetëm me këmbënguljen e agjencisë në vitin 1954. Për këtë agjenti ynë është mirënjohës dhe pranon se situata aktuale do të vazhdojë vetëm me aprovimin e qeverisë së SHBA.

Financat

Kostoja totale pritet të arrijë në 9120 dollarë, teksa pagesat mujore do të bëhen në lireta italiane në shumën prej 275 000. Pagesat totale 760 dollarë në muaj.

 

Situata e brendshme dhe strategjike e Shqipërisë

Shtator 1951

Informacionet në lidhje me situatën në Shqipëri pas shpërthimit në legatën sovjetike në shkurt 1951, janë të dobëta, por besohet se kontrolli politik i policisë dhe forcave të armatosura, i cili ishte i fortë edhe para incidentit, tashmë është bërë edhe më i sertë. Ky kontroll ushtrohet nga kryeministri dhe gjenerali i forcave të armatosura Enver Hoxha, nga ministri i Brendshëm, dhe ish-komandant i ushtrisë gjeneral Mehmet Shehu. Këta dy zyrtarë kontrollojnë policinë dhe ushtrinë e vendit, por dhe vetë janë objekt i urdhrave të Misionit Sovjetik në Shqipëri. Për të siguruar kontroll të plotë politik, një nga dy zëvendës/ministrat e mbrojtjes është sovjetik dhe mban gjithashtu titullin e drejtorit politik të forcave të armatosura. Ky oficer drejton aktivitetin e këshilltarëve politikë (agjentëve) të atashuar në çdo njësi ushtarake shqiptare dhe të forcave të policisë së Shqipërisë. Me gjithë përfshirjen e tyre me njëra-tjetrën, Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik nuk kanë mes tyre traktate zyrtare mbrojtjeje reciproke, siç ekzistojnë mes BRSS dhe shumë vendeve satelite komuniste dhe nuk ka as pakte të nënshkruara mbrojtjeje mes Shqipërisë dhe ndonjë vendi tjetër satelit, përveç një akordi asistence reciproke me Bullgarinë të nënshkruar më 16 dhjetor 1947.

Kujdesi i rusëve

Raportime të fundit tregojnë se përfaqësuesit sovjetikë në Shqipëri bëjnë kujdes që të mos bëjnë deklarata zyrtare për mbrojtjen e Shqipërisë në rast nevoje. Ky kurs vazhdon të ruhet megjithë përpjekjet e dukshme të bëra nga zyrtarët shqiptarë për të nxitur zotime formale prej tyre. Gjithsesi, nuk kemi as sinjalizime se BRSS do të braktiste Shqipërinë në rast lufte. Shqipëria ka marrëveshje tregtare me shumicën e vendeve satelite dhe akorde kulturore me disa prej tyre. Regjimi stalinist i Enver Hoxhës gëzon mbështetjen e sinqertë të rreth 30 000 anëtarëve të Partisë së Punës, por shumica e popullsisë së vendit e kundërshton. Regjimi ruan kapjen e tij të fortë ndaj vendit me anë të kontrollit ndaj ushqimeve të pakta dhe me anë të terrorit të policisë. Megjithatë, ka grupe të vogla rezistence me organizim të dobët, kryesisht në veri. Grupet besohet se kanë natyrë të pavarur dhe janë relativisht inaktive. Në lokalitete e tyre ato përfshihen në akte të vogla sabotazhi, në formë proteste. Por kjo lloj rezistence ndaj qeverisë qendrore ka ekzistuar gjithmonë në Shqipëri dhe besojmë se do të vazhdonte edhe nëse sikur regjimi i Hoxhës do të përmbysej. Mes grupeve individuale të rezistencës nuk ka ndonjë bashkëpunim aq sa për t’u marrë në konsideratë. Shqiptarët janë një popull trial dhe primitiv, me një histori të vjetër gjakmarrjeje mes fiseve. Prandaj sado që të ketë detaje rezistence ndaj regjimit brenda një grupi fisnor, rivalitetet e vjetra e bëjnë të vështirë bashkëpunimin.