Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

AKEP bunkerizon informacionin për favorizimin e Albtelekom, Gjiknuri paralajmëron Zelën: Vendimi duhej konsultuar, duam konkurencë të ndershme

Postuar: 14/02/2018 - 07:57

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nuk pranon të bëjë publik projektvendimin e hartuar në favor të kompanisë telefonike Albtelekom. Të kontaktuar nga gazeta “Sot”, burime zyrtare nga AKEP pohuan se nuk japin informacion pasi kjo çështje nuk i përket publikut. Madje ata pohuan se nuk e dinin dhe se si kishte rrjedhur informacioni mbi përgatitjen e këtij projektvendimi. E ndërsa ditën e nesërme pritet që Këshilli Drejtues i AKEP të marrë një vendim për projektin e dyshimtë të hartuar nga kreu i këtij institucioni, Ilir Zela, qytetarët vijojnë ende të përballen me bunkerizimin e informacionit nga ky institucion. Që prej ditës kur u bë publik ky pr/ vendim, AKEP refuzon me forcë të japë informacion për mediat lidhur me arsyet që çuan këtë institucion në këtë vendimmarrje që shkel hapur ligjet e shtetit shqiptar për konkurencën, duke diskriminuar dy kompani e duke favorizuar një tjetër. Vendimi i hartuar nga Zela, mbi të gjitha nuk është konsultuar me operatorët e tjerë, ç’ka e bën atë të dyshimtë. Nëse shtojmë këtu dhe mungesën e transparencës që vazhdon ende nga ky institucion, ky pr/vendim duket se fsheh një aferë të pisët, nga e cila nuk përfiton as tregu i lirë, as ekonomia, as investitorët dhe aq më pak qytetarët.

Reagon MIE: Kujdes konkurencën

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës reagoi dje në lidhje me projekt- vendimin e fshehtë të AKEP për përjashtimin vetëm të Albtelekom nga detyrimi për të mbajtur tarifat on- net të njëjta me ato offnet. Në reagimin e MIE thuhet qartë se kompetencat e AKEP janë të përcaktuara në ligjin për komunikimet elektronike, i cili garanton që çdo procedurë dhe vendim rregullator të AKEP-it, sikurse dhe çështja në fjalë duhet të kalojë përmes procedurës së konsultimit. Theksojmë se pikërisht kjo procedurë është një nga pikat e shkelura në flagrancë nga AKEP, që e ka përpiluar këtë vendim pa asnjë konsulencë paraprake dhe në mungesë të çdo transparencë me operatorët. “Referuar interesimit mbi raportimet e ditëve të fundit në media mbi rregullimin e tarifave të interkonjeksionit në tregun celular, sqarojmë se AKEP është një institucion rregullator i pavarur për tregun e komunikimeve elektronike që raporton në Kuvend për aktivitetin e tij. Detyrat dhe kompetencat e AKEP janë të përcaktuara në ligjin për komunikimet elektronike. Ky ligj garanton që çdo procedurë dhe vendim rregullator i AKEP-it, sikurse dhe çështja në fjalë kalon përmes procedurës së konsultimit. Si ministri përgjegjëse për sektorin e telekomunikacioneve, ne do të ndjekim me kujdes situatën që çdo rregullim i këtij tregu të jetë në përputhje me politikat e zhvillimit, në mbështetje të interesit publik dhe nxitjes së investimeve përmes zhvillimit të konkurrencës së ndershme”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/02/2018 - 08:46

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë, ku do të ketë takime me krerët më të lartë të vendit tonë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:43

Një valë "e acartë" do të godasë pjesën më të madhe të Europës, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:38

Kryeministri, Edi Rama e ka nisur ditën me një artikull që promovon turizmin  në vendin tonë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:11

Biznesmeni Idlir Karkini i shpallur në kërkim për skandalin e pronave në plazhin e Spillesë është duke u hetuar nga Prokuroria për pastrimin e produkteve të veprës penale.

Postuar: 25/02/2018 - 08:05

Policia e Kavajës në bashkëpunim me prokurorinë kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip "Toyota" shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Postuar: 25/02/2018 - 07:57

Kuvendi dhe Presidenti i Republikës janë vënë në lëvizje për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Gjykatës Kushtetuese, por në ditët në vijim pritet që problemet t’i “pr

Postuar: 25/02/2018 - 07:54

Tre deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë braktisur kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi.