Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

AKEP para një skandali korruptiv, zbardhet pr/vendimi i fshehtë për favorizimin e Albtelekom, kompania turke pritet të fitojë mbi 8 mln euro në vit

Postuar: 13/02/2018 - 07:51

Tregu i komunikimeve elektronike duket se do të përballet së shpejti me një aferë korruptive, nga e cila pritet të përfitohen milionë dollarë, nga njëra prej kompanive që operojnë në treg. Bëhet fjalë për një pr/vendim të dyshimtë, të përgatitur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, mesa duket në fshehtë- si të plotë dhe pa u konsultuar me kompanitë e tjera telefonike, nëpërmjet të cilit rriten tarifat e interkonjeksionit që Vodafone dhe Telekom duhet t’i paguajnë operatorit të tretë Albtelecom, duke i njohur këtij të fundit të drejtën të aplikojë tarifa diskriminuese, ndërkohë që Vodafone dhe Telekom duhet të vijojnë të aplikojnë tarifa “jodiskriminuese ndaj njeri-tjetrit”. E thënë më thjeshtë, të gjitha thirrjet telefonike që klientët e Vodafonit dhe Telekomit, duke nisur nga 1 marsi, bëjnë drejt numrave të Albtelecomit, duhet të paguhen më shtrenjtë nga ana e dy operatorëve, ndaj atyre që klientët e Albtelecomit do të bëjnë drejt numrave të dy operatorëve konkurrentë. Kjo do t’i japë mundësinë Albtelekomit të ulë tarifat e veta, por do t’ua ndalojë një gjë të tillë Vodafonit dhe Telekomit. Pr/vendimi i përgatitur nga kreu i AKEP, Ilir Zela, në shkelje të hapur të kushteve të konkurencës, pritet që të miratohet më datë 15 shkurt nga Këshilli Drejtues i këtij institucioni.

Shkelja e konkurencës

Sipas gjykimit të specialistëve, Albetelekom pritet që nga kjo aferë të fitojë afro 8 milionë euro në vit. Shifra ngre dyshime mbi interesat që mund të kenë çuar në ndërmarrjen e një vendimi të tillë, diskriminues dhe që shpartallon rregullat tregut në fushën e telefonisë, tashmë me 3 operatorë. Pas mbylljes së papritur të operatorit Plus (i cili shkoi drejt falimentimit për shkak të pamundësisë që të konkurronte me operatorët e tjerë kryesorë të tregut, si Vodafone dhe Telekom, të cilët në fakt më pas blenë frekuencat e tij), tani AKEP vendos të ndërhyjë me një vendim të fshehtë, që synon të privilegjojë operatorin e tretë, më të vogël, me pronësi turke. “Problemi që mund të shkaktojë në treg heqja e këtij detyrimi për Albtelecom (pra aplikimi i tarifës jodiskriminuese) është shumë i vogël në raport me heqjen e këtij detyrimi dy operatorëve më të mëdhenj”, shkruhet në projekt-vendimin e njëanshëm të AKEP. Deri tani, AKEP ka qenë shumë i vendosur për të penguar operacione të këtij lloji. Edhe vetë kompania Plus, e cila për sa kohë ekzistoi, mbulonte vetëm 5.23 për qind të tregut shqiptar të telefonisë dhe ishte më e vogla në vend, kishte kërkuar ta fitonte këtë privilegj, por refuzimi nga ana e AKEP e çoi në faliment.

AKEP: Nuk është çështje për publikun

Të kontaktuar nga mediat, burime zyrtare nga AKEP nuk kanë pranuar të sqarojnë situatën, por i kanë rënë shkurt me një përgjigje të thatë dhe të pavlerë, se nuk kanë diçka për të thënë pasi kjo nuk është në interes të publikut por në interes të operatorëve, e nëse do kenë diçka për të thënë, do e bëjnë me dije pas ditës së enjte. “Kjo s’ka lidhje me AKEP. Nuk është çështje publike”, deklarojnë burimet zyrtare nga AKEP, duke refuzuar një sqarim konkret mbi ç’baza, arsye, qëllime, kushte etj., u hartua një vendim i tillë që diskriminon 2 operatorë dhe favorizon një tjetër, siç në rastin konkret është Albtelekom.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 25

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2018 - 22:57

Policia e Pukës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorët e grabitjes së arkës së kishës së Fushë-Arrëzit mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve, të arrestuarit janë A. V., 14 vjeç dhe M. Gj., 14 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz.

Postuar: 27/05/2018 - 22:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Berat-Ura Vajgurore me pasojë plagosjen e dy personave.

Postuar: 27/05/2018 - 22:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 57 vjecar ka vrarë me thikë gruan e tij në sy të djalit të tyre 17 vjecar.

Postuar: 27/05/2018 - 19:41

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), Aleksandër Çipa ka komentuar incidentin e kryeredaktorit të RD, Blendi Kasmi dje në protestën e opozitës përpara Ministrisë së Bre

Postuar: 27/05/2018 - 19:30

Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat dhe kanë grabitur një sasi parash në Kishën kritsjane të Fushë Arrëzit.

Postuar: 27/05/2018 - 19:22

Përmes një deklarate, shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka dënuar dhunën që sipas saj ka ushtruar policia ndaj gazetaret të “Rilindjes Demokratike“ gj

Postuar: 27/05/2018 - 18:56

Kur na ndajnë pak minuta nga ndeshja për Kupën e Shqipërisë mes Lacit dhe Skënderbeut që zhvillohet në orën 19:00 në ‘Elbasan Arena’, Policia e Elbasanit ka marrë të