Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

BSH: Dobësimi i euros i ka bërë çmimet më të lira dhe ka dobësuar eksportet

Postuar: 11/08/2017 - 07:47

Banka e Shqipërisë vë në dukje se dobësimi i euros në tregun vendas të këmbimit ka frenuar rritjen e inflacionit dhe ka ndikuar negativisht konkurrueshmërinë e produkteve tona të eksportit, çka sjell më tej një rritje më të ulët ekonomike. Raporti i Politikës Monetare për tremujorin e dytë, i publikuar ditën e djeshme sqaron se i Inflacioni i tremujorit të dytë shënoi një vlerë mesatare prej 2.0%, duke ardhur në rënie kundrejt vlerës mesatare prej 2.4% të tremujorit paraardhës.

Rënia e inflacionit në këtë tremujor, sipas BSH është ndikuar pjesërisht nga vlerat e larta të inflacionit të shënuara në tremujorin e parë si pasojë e goditjeve të ofertës dhe pjesërisht nga efekti rënës i ardhur nga mbiçmimi i kursit të këmbimit.

Ekspertët në BSH analizojnë se efekti i kursit të këmbimit ishte më i pranishëm në rënien e inflacionit të artikujve të importit, dhe veçanërisht të atyre ushqimorë. Nisur nga ecuria e tremujorit të dytë, Banka e Shqipërisë thotë se projeksioni për inflacionin mesatar të vitit 2017 ka pësuar një rishikim të lehtë për poshtë, nga niveli 2.3% në nivelin 2.2%. Më tej, zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend janë pozitive dhe konfirmojnë trendin rritës të ekonomisë shqiptare.

Aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet në mënyrë të qëndrueshme në fillim të vitit, por inflacioni është ngadalësuar në tremujorin e dytë. Banka e Shqipërisë pret një përmirësim të mëtejshëm të ekonomisë në periudhën afatmesme. Banka thotë se pritjet për një ecuri pozitive të ekonomisë janë forcuar. Rritja e investimeve publike dhe private, rritja e shpenzimeve konsumatore dhe zgjerimi i eksporteve pritet të reflektohen me një rritje më të lartë ekonomike në vitin 2017. Në mungesë të goditjeve, ritmet pozitive të ekonomisë pritet të vijojnë në horizontin afatmesëm të veprimit të politikës monetare. Balanca e rreziqeve dhe zhvillimeve të pritura qëndron në krahun e poshtëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2017 - 22:49

OSHEE njofton qytetarët se është duke punuar për ndërtimin e rrjetit të ri të energjisë elektrike për dy zona në Tiranë. Bëhet fjalë për zonën pranë rrugëve “Stavri Themeli” dhe “Babë Rexha”.

Postuar: 11/12/2017 - 22:02

Policia italiane në Vicenza ka arrestuar një shqiptar dhe 2 tunizianë si pasojë  e një operacioni anti-drogë.

Postuar: 11/12/2017 - 20:56

Mbrëmjen e sotme një 29-vjeçar nga fshati Peladhi në Bulqizë i ka shpëtuar një atentati.

Postuar: 11/12/2017 - 20:38

Mbremjen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë. Raportohet se autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti.

Postuar: 11/12/2017 - 19:25

Festës së 27 vjetorit të  krijimit të PD-së, do t’i mungojnë figura dhe zëra të fuqishëm të kësaj partie ndër vite.

Postuar: 11/12/2017 - 19:00

Pas vrasjes së Aleksandër Ndokës, Policia është detyruar të hapë dosjet e vjetra të përplasjeve në këtë qytet.