Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë thotë këmbimi? Dollari kap nivelin më të lartë të vitit, BSH rrit euron …

Postuar: 13/08/2018 - 13:26

Valutat janë forcuar gjatë ditës së sotme në tregun vendas. E ndërsa dollari ka kapur nivelin më të lartë që nga fillimi i janarit për shkak të euros së nënçmuar në tregjet ndërkombëtare, në vend ka fituar pikë përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer gjatë ditës së sotme me 125.58 lekë, rreth 0.1 pikë më shumë se të premten.
kk-13-gusht
 
Ekspertët argumentojnë se ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë nuk po lejojnë që euro të nënçmohet më tej në tregun vendas. Euro nisi të nënçmohej me shpejtësi në tregun vendas gjatë 2018-s, ndërsa tendenca rënëse e saj kishte filluar në gjysmën e dytë të vitit 2016. Sipas aktorëve kryesore të tregut arsyet kryesore të zhvlerësimit të monedhës europiane ishte oferta e lartë në valutë. Euro tradicionalisht është e dobët në muajin gusht për shkak të prurjeve të larta nga turistët dhe emigrantët, por këtë vit Banka e Shqipërisë është vazhdimisht e pranishme në treg, për të mos lejuar një ulje të pakontrolluar të monedhës së përbashkët.
 
Ekspertët deklarojnë se BSH ka qenë vazhdimisht e pranishme me blerjen e tepricës së valutës për të ruajtur nivelin e këmbimit nga luhatjet drastike. Megjithatë ata shtojnë se nuk mund të bëjnë asnjë parashikim për ecurinë dhe tendencën e monedhës së përbashkët, duke qenë se viti i fundit tregoi se Shqipëria është vendi i çudirave.
 
Edhe dollari amerikan ka qenë i dobët në tregun vendas, duke reflektuar nivelin e tij në bursat ndërkombëtarë. Dollari Amerikan është këmbyer sot me 110.29 lekë, rreth 0.93 pikë më shumë se të premten. Dollari ka reflektuar forcimin e tij në bursat ndërkombëtare. Euro ka qenë e dobët duke reflektuar shqetësimin e investitorëve ndaj krizës së lirës turke. Një pjesë e bankave europiane që kanë kredituar ekonominë turke mund të përballen me vështirësi. Një euro është këmbyer sot në tregjet ndërkombëtare në nivelin e 1.13 dollarëve, pranë nivelit më të ulët të një viti. Monitor 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 17:10

Kreu i PD, Lulzim Basha u takua paraditen e së martës me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve dhe me përfaqësuesin e BE në Tiranë.

Postuar: 25/06/2019 - 17:07

Ndonëse kreu i shtetit Ilir Meta edhe në deklaratën e sotshme nuk mohoi mundësinë e shpërndarjes

Postuar: 25/06/2019 - 16:20

Kur jemi 5 ditë larg nga data e zgjedhjeve situata politike në vend është e shoqëruar me tensione

Postuar: 25/06/2019 - 15:56

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Babicë të Vlorës, ku Lavd

Postuar: 25/06/2019 - 15:40

Blindat e ushtrisë shpërndajnë materialet zgjedhore, KQZ nxjerr fletët dhe kutitë e votimit.

Postuar: 25/06/2019 - 14:58

Pas ngjarjes tragjike që ndodhin ditën e sotme në një shat të Vlorës, ku bashkëshorti vrau në mën