Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dollari pëson rënie drastike, ja si paraqitet situata me euron

Postuar: 22/08/2018 - 13:04

Dollari amerikan ka humbur pikë përkundrejt lekut në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar është këmbyer sot në vend në nivelin e 108.39 lekëve, me një rënie prej 1.49 lekë nga e hëna.

Ekspertët argumentojnë rënien e fortë të dollarit me efektin sustë. Monedha e gjelbër fitoi terren në tregun vendas të këmbimit valutor, duke u këmbyer në nivelin më të lartë të këtij viti, si reflektim forcimit të tij në bursat ndërkombëtare. Euro u dobësuar ndjeshëm në bursa, duke u këmbyer në nivelin e 1.13 dollarë ndikuar prej krizës së lirës turke.

Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer me 125.53 lekë, rreth 0.15 pikë më shumë se fundi i javës që lamë pas. Në bursat ndërkombëtare, euro është këmbyer në nivelin e 1.158 dollarëve, duke fituar terrenin e humbur ndaj monedhës së gjelbër.

Në tregun e Shqipërisë, euro po mbahet e stabilizuar dhe e pandikuar prej efekteve sezonale. Sipas aktorëve kryesorë të tregut, Banka e Shqipërisë po mbledh të gjithë tepricën që akumulohet në valutë në tregun vendas, edhe pse herë pas herë monedha europiane ka reflektuar tendenca nënçmuese në tregun vendas.

Ndërkohë që aktorët e tregut pohojnë se është e vështirë për të bërë parashikime mbi ecurinë e kursit të këmbimit pas mbarimit të sezonit. Monitor

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 08:38

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet për zv/ drejtoreshën e përgjithshme të Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, pasi ka qenë në krye të komisionit që monitoroi testimin për oficerët e policisë q

Postuar: 15/11/2018 - 08:17

Drejtori  i përgjithshëm  i  Policisë së Shtetit, Ardi Veliu anuloi dhe urdhrin e

Postuar: 15/11/2018 - 07:56

Qyteti i Shkodrës u trondit ditën e djeshme nga një tjetër vrasje.Fatos Ferracaku u ekzekutu

Postuar: 15/11/2018 - 07:33

Policia e Shtetit mëngjesin e djeshëm ka publikuar fotot dhe të dhënat e tetë personave më të rre

Postuar: 15/11/2018 - 07:31

Duket sikur nuk do kenë fund atentatet në qytetin e Shkodrës.

Postuar: 15/11/2018 - 07:18

Pas sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të enjten është i lartë rrezi

Postuar: 15/11/2018 - 07:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Lushnjës.Sipas Policisë Vendore, mësohet se Th.