Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Euro akoma në rënie të theksuar, ja sa u këmbye sot

Postuar: 09/10/2018 - 14:47

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar ditën e shtatë radhazi me rënie në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 125.44 lekë, rreth 0.08 pikë më pak se një ditë më parë, duke hyrë kështu në një trend rënës.

Sipas ekspertëve kryesor të tregut të këmbimit valutor, arsyeja kryesore e zhvlerësimit të euros në tregun vendas janë vëllimet shumë të ulëta tregtare gjatë këtij muaji. Ata argumentojnë se për shkak të qarkullimit të ulët të monedhës vendase në treg, leku është bërë më i shtrenjtë në raport me euron. Sipas aktorëve kryesor të tregut, muaji tetor njihet si një muaj i vdekur për tregtinë, ku në përgjithësi bizneset shënojnë qarkullimin minimum të gjithë vitit.

Gjithashtu edhe Banka e Shqipërisë nuk ka qenë më e pranishme në tregun vendas, shkruan Monitor. Në fillim të qershorit Banka nisi ndërhyrjen e jashtëzakonshme në tregun vendas për të tërhequr tepricat në valutë nga tregu. Me 5 qershor euro kapi nivelin më të ulët të këmbimit në 10 vite, duke u tregtuar me 124.1 lekë. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë arritën të stabilizonin kursin e këmbimit valutor. Për tremujorin e dytë, Banka e Shqipërisë bleu nga tregu 108.8 milionë euro.

Megjithatë, përveç qarkullimit të ulët të lekut dhe lënien e tregut të lirë nga BSH, ekspertët shtojnë se në zhvlerësimin e lekut ndikim psikologjik kishte edhe emetimi i Eurobondit nga qeveria.

Sipas bankave të nivelit të dytë në vend shumë investitorë ishin në pozicion të hapur për të investuar në Eurobond, dhe një pjesë e tyre pas emetimit kanë konvertuar fondet nga valuta në lekë.

Monedha e gjelbër e ka nisur javën e stabilizuar në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer me 109.36 lekë, rreth 0.08 pikë më shumë se një ditë më parë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 07:37

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në Elbasan. Një 36-vjeçar është qëlluar me armë dhe për pasojë ka humbur jetën.
 

Postuar: 19/12/2018 - 07:32

Një automjet është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Postuar: 19/12/2018 - 07:31

Prokuroria e Tiranës ka bërë gati për të dërguar fletëthirrjet e para për skandalin e Unazës së R

Postuar: 19/12/2018 - 07:30

Dy policët privatë të arrestuar pas grabitjes së makinës me paratë e patentave pasditen e së shtu

Postuar: 19/12/2018 - 07:20

Ditën e sotme vendi ynë do të përfshihet nga  masa arji të  ftohta arktike të cila do

Postuar: 18/12/2018 - 23:36

Një pedagoge e ftuar në emisionin ‘Opinion’ u shpreh se këto ditë ka pasur një telefo

Postuar: 18/12/2018 - 23:27

 Një student i është përgjigjur “flakë për flakë” analistit Lorenc Vangjeli, duk