Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Euro nuk ndal rënien, ja me sa zbriti sot. Ky është niveli më i ulët nga tetori 2008

Postuar: 22/05/2019 - 14:04

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.4 lekë, duke rënë me 0.21 lekë në raport me ditën e mëparshme.

Ky është niveli më i ulët që nga 24 tetori 2008, kur euro u këmbye me 122.38 lekë.

Që nga e premtja e javës që kaluar, nënçmimi i euros është përshpejtuar dukshëm. Në 4 ditë euro ka humbur 0.69 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se përveç faktorëve të zakonshëm, që kanë ndikuar në dobësimin e euros vitet e fundit, të lidhura me ofertën e lartë në raport me kërkesën, në nënçmimin e fortë të ditëve të fundit ka ndikuar dhe një transaksion i madh këmbimi i kryer nga një prej bankave të mëdha në vend, çka ka ulur kuotimin e euros.

Për të dytën ditë radhazi, në rënie kanë qenë edhe të gjithë valutat e tjera. Dollari ra me 0.29 lekë, në 109.24 lekë, paundi me 0.61 lekë në 138.92 lekë dhe franga zvicerane u këmbye me 108.53 lekë, me rënie 0.33 lekë.

Që nga fillimi i këtij viti, euro ka rënë me 1.03 lekë. Ekspertët e tregut pohojnë se monedha e përbashkët pritet të jetë e dobët edhe në muajt në vijim për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me shtimin e prurjeve të valutës nga turistët, që edhe këtë vit pritet të jenë të shumtë. Tradicionalisht gushti është muaji më i dobët për euron, për shkak të parave që sjellin emigrantët po dhe shpenzimet e turistëve.

 

Niveli më i ulët historik i euros, që kur ajo ka dalë si monedhë fizike në vitin 2002, është arritur në 18 dhjetor 2007, prej 120.18 lekë, sipas serive kohore të publikuara nga Banka e Shqipërisë, apo rreth 2.2 lekë më pak se niveli i këmbimeve aktuale. Monitor

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 18:40

Pas dëshmisë që i arrestuari i vetëm si dyshuar i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos ka dhënë para grupit hetimor, policia ka shpallur në kërkim të paktën 4 persona të tjerë.

Postuar: 17/09/2019 - 18:26

OSHEE me anë të një njoftimi për mediat shprehet se se në datat 18 dhe 19 shtator 2019 do të ketë

Postuar: 17/09/2019 - 18:07

“Nëse kryeministri Edi Rama kërkon edhe institucionin e Presidentit që ta zotërojë, atëherë

Postuar: 17/09/2019 - 17:26

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur 6 kandidatët për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Postuar: 17/09/2019 - 17:14

Operacioni i riatdhesimit, u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe

Postuar: 17/09/2019 - 15:20

Gjykata e Tiranës dëgjoi dëshminë e Fredi Alizotit, i implikuar në dosjen e ashtuquajtur "Ba

Postuar: 17/09/2019 - 14:39

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishe