Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Euro nuk ndal rritjen, arrin nivelin më të lartë që nga fundi i prillit, ja me sa këmbehet sot

Postuar: 11/06/2018 - 20:30

Monedha e përbashkët e ka nisur këtë javë me rritje në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 128.34 lekë, me një rritje prej 0.76 lekë në raport me fundin e javës së kaluar.

Nga data 6 qershor, kur Banka e Shqipërisë njoftoi planin e saj për të ndërhyrë në tregun valutor me synim ndalimin e rënies së mëtejshme të euros, monedha e përbashkët është rritur me 4.17 lekë, duke arritur në nivelin më të lartë që nga fundi i muajit prill.

Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg, pasi euro ra me shpejtësi në maj dhe qershor, duke zbritur në 5 qershor në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet. Banka tha se kjo rënie ishte e papritur dhe kishte shkuar përtej parashikimeve, duke u ndikuar dhe nga efekti psikologjik i pritshmërive për një rënie të mëtejshme.

Pas ndërhyrjes së bankës, faktori psikologjik u kthye në drejtim të kundërt. Individët nxituan të blinin valutë, në pritje të rritjeje të mëtejshme të euros dhe kjo ndikoi në forcimin e shpejtë të monedhës së përbashkët.

Luhatjet e mëdha kanë bërë që agjencitë e këmbimit valutor të rrisin marzhin e tregtimit në blerje dhe shitje, nga 0.5 lekë, në gati 2 lekë. Një euro mund ta blesh sot mesatarisht në agjencitë valutore me 129.3-130.3 lekë.

Për shkak të kësaj situate, ekspertët e tregut pohojnë se është e vështirë të bëhen parashikime për ecurinë në muajt në vijim, ndonëse tradicionalisht vera është një periudhë kur valutat dobësohen, për shkak të efekteve sezonale nga remitancat dhe prurjet e turistëve, që këtë vit pritet të arrijnë në nivel rekord.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2018 - 23:47

Tentativat e dhënies fund jetës, si fenomen i përditshme, janë bërë shumë shqetësuese, për nga numri i tyre për çdo 24 orë.

Postuar: 21/08/2018 - 23:28

Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë.

Postuar: 21/08/2018 - 22:38

Një adoleshente është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në Durrës.  Sipas denoncimit të

Postuar: 21/08/2018 - 22:29

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Itali, pasi kërkohet në Gjerm

Postuar: 21/08/2018 - 21:48

Gazetari Denis Dyrnjaja ka reaguar në profilin e tij në rrjetet sociale, në lidhje me  artik

Postuar: 21/08/2018 - 21:36

Geg Gjini është arrestuar nga policia pasi në banesën e tij janë gjetur një kallash dhe 27 fishek

Postuar: 21/08/2018 - 21:11

Në ditët e sotme telefonat celularë janë bërë pjesë e pandashme e njeriut, deri në varësi, por ed