Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Euro zhvlerësohet sërish, ja sa u këmbye sot. Dy arsyet e rënies drastike

Postuar: 13/08/2019 - 14:27

Monedha e përbashkët europiane e ka rinisur sërish javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë gjatë ditës së sotme një euro është këmbyer mesatarisht me 120.82 lekë, rreth 0.32 lekë më pak se sa fundi i javës së kaluar. Në fillim të javës së kaluar euro preku nivelin më të ulët të 11 viteve të fundit, duke u këmbyer me 120.75 lekë.

Por pas një rikuperimi të lehtë në fundin javës që lamë pas euro ka nisur të zhvlerësohet përsëri. Arsye kryesore të nënçmimit të monedhës së përbashkët lidhen me efektet sezonale, ku flukset e emigrantëve dhe turistët rrisin ofertën në valutë.

Gjithashtu monedha e përbashkët shfaq tendenca të zhvlerësimit me afrimin e afateve të fundit për pagesën e TVSH-së (datë 14) dhe të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore (datë 20).

Edhe monedhat e tjera janë treguar të dobëta ndaj lekut. Kështu, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan është këmbyer me 107.8 lekë, rreth 0.31 pikë më pak. Po ashtu edhe monedhat e tjera kanë pësuar rënie, ndër të cilat më të madhen paundi britanik. Një paund është këmbyer me 130.16 lekë, rreth 0.78 pikë më pak se të premten.

Euro e dobët dhe në bursa
Edhe në tregjet ndërkombëtare monedha europiane po tregohet e dobët përkundrejt dollarit. Aktualisht sipas Financial Times një euro po këmbehet me 1.12 dollarë, shumë pranë nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit. Në harkun kohor të 12 muajve niveli më i lartë i këmbimit të euros ishte 1.18 dollarë për 1 euro. /Monitor/

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2019 - 23:56

Inxhinieri Agim Seranaj thotë se në vlerësimin e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti po bëhen shumë gabime.

Postuar: 09/12/2019 - 23:48

Aktivisti Aulon Kalaja ka deklaruar se në orën 07:20 kur ra pasgoditja pas tërmetit 6.4 ballë kan

Postuar: 09/12/2019 - 23:33

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, duke folur në "360 Gradë" për operacioni

Postuar: 09/12/2019 - 23:28

Më iniciativë të këshilltarit policor të Gjermanisë në Shqipëri Ralph Krüger, punonjësit e Polici

Postuar: 09/12/2019 - 23:19

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, u shpreh në emisionin "360 Gradë" se në

Postuar: 09/12/2019 - 23:06

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, tha në emisionin “Real Story”, se ndërkombëtarët

Postuar: 09/12/2019 - 22:53

Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli i pyetur nëse do të ketë ndonjë përgjegjës për