Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

FMN vjen me lajm të mirë: Rritja ekonomike në Shqipëri 4% deri në fund të vitit

Postuar: 09/10/2018 - 14:20

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rritur parashikimin për zgjerimin e ekonomisë shqiptare në vitin 2018, nga 3.7% në 4%, që vlerësohet ritmi më i lartë i rritjes ekonomike që që prej vitit 2008.

Në raportin e publikuar së fundi mbi “Pasqyrën ekonomike globale” tetor 2018, Fondi pret që rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë 4% këtë vit, nga 3.7% që kishte parashikuar në raportin e muajit prill. (raporti publikohet dy herë në vit).

Në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria pritet të jetë ndër vendet që do të kenë zgjerim më të përshpejtuar ekonomik, më mirë se Bosnja (3.2%), Bullgaria (3.6%), Kroacia (2.8), Serbia (3.5), Mali i Zi (3.7%) dhe njësoj me Kosovën dhe Serbinë.

Sipas FMN-së, inflacioni pritet të rritet gradualisht, nga 2.5% në 2018-n, në 2.9% në 2023, duke iu afruar objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Deficiti i llogarisë korente pritet të ngushtohet gradualisht në 6.2% të prodhimit të brendshëm bruto në vitin 2023, nga 7.1% e PBB-së që ishte në fund të 2017-s.

Pak ditë më parë edhe Banka Botërore bëri publike pritshmëritë pozitive për rritjen e ekonomisë shqiptare në 4% deri në fund të vitit 2018.

Vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare janë në koherencë të plotë me statistikat e INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë, që monitorojnë dhe raportojnë për tregues në rritje të ekonomisë, në të të njëjtat shifra si institucionet ndërkombëtare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/05/2019 - 23:57

Ditën e sotme studentët protestuan para ministrisë së Arsimit duke ndezur zjarr e duke thyer xhama.

Postuar: 22/05/2019 - 23:54

Edhe gjatë ditës së nesërme priten reshje të dobëta shiu në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër,

Postuar: 22/05/2019 - 22:45

Dy ditë para votimit të Skënder Gjinushit për në krye të Akademisë së Shkencave, akademiku Artan

Postuar: 22/05/2019 - 21:16

Nga aksidenti në Rumani ku humbi jetën oficeri shqiptar i kontaktit, Ervin Dervina dhe bashkëshor

Postuar: 22/05/2019 - 20:57

Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen akuzohet për grabitje në disa zona të Ital

Postuar: 22/05/2019 - 20:38

 Sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Ofi

Postuar: 22/05/2019 - 20:36

Një person është plagosur në qytetin e Sarandës.