Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hapet tenderi për Rrugën e Arbrit, më 2 tetor shpallet kompania fituese për projektin 254 milionë euro

Postuar: 11/08/2017 - 07:46

Për herë të parë pas 25 vitesh premtime nga të gjitha qeveritë e kësaj periudhe, duket se Rruga e Arbërit do të bëhet realitet nga qeveria “Rama 2”. Qeveria ka hapur zyrtarisht tenderin për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, ndërsa Ministria e Transporteve publikoi në faqen e Agjencisë së Prokurimeve njoftimin, i cili fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat për veprën që lidh Tiranën me Dibrën. Sipas njoftimit, ofertat do të hapen në datën 2 tetor, ndërkohë që ndërtimi i rrugës pritet të fillojë menjëherë pas firmosjes së kontratës me fituesin.

Tenderi i Rrugës së Arbrit

Rruga e Arbrit do të ndërtohet me partneritet publik-privat. Vlera e projektit është llogaritur 33.6 miliardë lekë, ose afro 254 milionë euro, por çmimi real i rrugës do të dalë vetëm pas tenderit. Sipas formës së përzgjedhur, kompania që do të shpallet fituese në tender do ta ndërtojë rrugën me fondet e saj dhe paralelisht do të ketë detyrimin për ta mirëmbajtur atë për 13 vitet e ardhshme. Ndërkohë, qeveria do ta paguajë rrugën me këste për një periudhë kohore prej 13 vitesh. Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 73.5 kilometër. Nga këto, 20.1 kilometër janë ndërtuar me paratë e buxhetit, ndërsa pjesa tjetër do të ndërtohet nga kompania private. Në prill të këtij viti, kur miratoi dhënien me koncesion të rrugës, qeveria shpërbleu me një bonus sa 10 për qind të pikëve ofertën e pakërkuar të kompanisë “Gjoka Construction”. Kompania, në ofertën e saj propozon për ndërtimin e rrugës brenda 46 muajsh për 33.6 mld lekë apo 250 mln euro për 69 km ku përfshihet edhe një tunel. Referuar këtij propozimi në këtë kosto përfshihen edhe studimi dhe rishikimi i projektit, konsulenca, mirëmbajtja e rrugës për 10 vjet dhe operimi i tunelit për 10 vjet. Skema e financimi është përllogaritur se 190 mln euro do të jepen nga kompania e mbështetur dhe 60 mln euro nga buxheti i shtetit.

Programi 1 miliard euro

Ndërtimi i rrugës së Arbrit është pjesë e programit 1 miliard euro, që u lançua nga qeveria në fillim të këtij viti. I pagëzuar me emrin “Programi i Rindërtimit”, ai synon tërheqjen e kapitalit privat në financimin e veprave publike, për të modernizuar infrastrukturën e vendit, jo vetëm atë rrugore por edhe në arsim e shëndetësi. Gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve që sapo kaluan, kryeministri Edi Rama premtoi nga Dibra se brenda shtatorit do të nisë puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

“Rruga e Arbrit, që është një zotim solemn i yni do të nisë nga puna me të përfunduar kontrata. Procedura është drejtë përfundimit dhe brenda shtatorit ne do të fillojmë punën dhe do t’i japim fund kësaj historie të pafund, që për çerekshekulli ju e keni dëgjuar dhe stërdëgjuar. Por unë ju them se brenda katër viteve të ardhshme, Dibra do të jetë e lidhur me Tiranën”, tha Rama në takimin elektoral. Në rrugën e Arbrit janë përfunduar 20 km dhe janë vënë në funksion, 15 km të ndërtuara jo plotësisht për mungesë shtresash rrugore, mbrojtjen skarpatesh dhe sinjalistikë ndërsa do të duhet të ndërtohen nga fillimi 41 km për të cilat 3 km janë by pass i Klosit dhe 3 km lidhje mes Maqellarës dhe Bllatës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2017 - 18:43

Nga zjarri i rënë një ditë më parë në zonën e mbrojtur ose siç njihet si Rezervati në Velipojë mund të jenë djegur rreth 70 - 80 ha shkurre. Shifrat janë bërë publike nga drejtori i zjarrëfikses Shkodër, Agron Dibra, që e pohon një fakt të tillë.

Postuar: 22/08/2017 - 18:42

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Koplik ku një 17-vjeçare ka humbur jetën rreth orës 23:00.

Postuar: 22/08/2017 - 17:37

Kthimi i vizave për shqiptarët është komentuar shumë ditët e fundit dhe madje ka hapur debat si politik ashtu edhe mediatik.

Postuar: 22/08/2017 - 17:32

Një zjarr i madh ka rënë brenda një pallati në Vlorë.

Postuar: 22/08/2017 - 17:22

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës pranë Gjirit të Lalzit.

Postuar: 22/08/2017 - 17:01

Një banesë në Lezhë është djegur nga zjarri këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”.

Postuar: 22/08/2017 - 16:51

Një 57-vjecar me inicialet T. K është plagosur me thikë mesditën e sotme pas një konflikti për motive të dobëta në Rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet.