Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lajmëron BSH, ja deri kur do vijojnë ndërhyrjet në kursin e këmbimit

Postuar: 09/08/2018 - 15:12

Edhe pse inflacioni është rritur me ritme pak më të larta këtë vit rreth nivelit 2 %, Banka e Shqipërisë deklaroi sot nëpërmjet raportit periodik të politikës monetare se, forcimi i kursit të këmbimit ka ndikuar në reduktimin e presionieve inflacioniste.
 
Banka analizon se, mbiçmimi i kursit të këmbimit në gjysmën e parë të vitit 2018 shkoi përtej trendit forcues të diktuar nga faktorët strukturorë. Ky mbiçmim pasqyroi një koncensues të fortë të pritjeve rreth forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit në të ardhmen, duke sjellë ndryshimin e sjelljës së agjentëve dhe operatorëve të tregut valutor dhe duke rezultuar në një zhballancim të raporteve ndërmjet kërkesës dhe ofertës për valutë, shkruan “monitor”.
 
Ekspertët e Bankës në një komunikim me median thanë se, forcimi i kursit të këmbimit uli parashikimet për inflacionin në afatin e mesëm dhe zhvendosi për poshte balancën e rreziqeve në afatin e shkurtër. Ky zhvillimin kërkoi rishikim në kahun lehtësues të politikës monetare në funksion të objektivit të inflacionit.
 
Banka e Shqipërisë rriti stimulin monetar të muajit qershor duke ulur normën bazë të interesit dhe duke miratuar një program ndërhyrjesh në tregun valuator.
 
Këto vendime synuan të shmangin materializimin e efekteve negative që forcimi i madh i shpejtë i kursit të këmbimit ka në përmbushjen e objektivit të inflacionit dhe në përmbushjen e treguesve të tjerë ekonomikë.
 
Banka njoftoi se, ndërhyrjet në tregun valuator do të vijojnë të përdoren deri kur rreziqet me origjinë kursin e këmbimit të menjanohen.
 
Lehtësimi monetar pritet të përcillet në ekonomi nëpërmjet reduktimit të kostove të financimit dhe frenimit të kostove të mbiccmimit të kursit të këmbimit.
 
Ekspertët pohuan se, tregjet e brendshme financiare kanë reaguar në mënyrë të shpejtë ndaj uljes së normës së interesit.
 
Normat e interesit të kredisë në lekë ruajnë nivele të ulta historike, duke ndihmuar në zgjerimin e portofolit të kredisë në lekë. Mirëpo kredia vijon të rritet në mënyrë të moderuar, teksa bankat kanë shtrënguar kushtet për huatë, veccanarisht për segmentin e biznesëve. Politika monetare stimuluese ka krijuar kushtet për rikthimin e inflacionit në objektiv.
 
Banka e Shqipërisë parashikon që ekonomia të rritet në një trajektore pozitive këtë vit, teksa pret që inflacionit të jetë rreth nivelit 2%.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2018 - 23:50

Gazetari i njohur Flamur Vezaj ka komentuar arrestimet e fundit.

Vezaj  tha se në përgjime përmenden 20 deputetë , kryetarë gjykatash dhe kryetarë hipotekash.

Postuar: 22/10/2018 - 23:44

27 arrestimet e kryera gjatë këtyre ditëve do të pasohen nga të tjera.

Postuar: 22/10/2018 - 23:39

Gazetarja Klodiana Lala tha se Klement Balili mund të ketë informacione apo të dhëna kompromentue

Postuar: 22/10/2018 - 23:17

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka publikuar dy foto në rrjetet sociale, ku kryeministri Edi

Postuar: 22/10/2018 - 23:11

Avokati Spartak Ngjela  u përfshi në debate me gazetaren Anila Basha në lidhje me deklaratat

Postuar: 22/10/2018 - 22:50

Gazetarja investigative, Klodiana Lala, ka zbardhur detaje nga operacioni i policisë në fundjavë,

Postuar: 22/10/2018 - 22:34

Gazetari dhe ish-deputeti i PS-së, Alfred Peza  ka folur për arrestimet e fundit nga po