BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-intervista

Ministria e Financave pa strategji për privatizimin e pronave publike, ja si ka dështuar shitja nëpërmjet ankandeve

Ministria e Financave pa strategji për privatizimin e pronave publike, ja

Ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk ka një strategji udhëheqëse të mirëfilltë në lidhje me procesin e privatizimit të pronës publike. Në këtë konstatim ka arritur Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi të ushtruar nga ky institucion për periudhën gati 2 vjeçare, e cila i përket viteve 2016-2017. Në kontrollin e ushtruar në Ministrinë e Financave, KLSH ka vënë re se procedura e shitjes së pronës shtetërore me ankand nuk ka rezultuar efektive. “Në disa raste prona shtetërore është privatizuar nga subjekte private të cilët kanë pasur kontratë qiraje 20 vjeçare mbi këto objekte, apo kanë ushtruar aktivitetin e tyre privat në kufi të këtyre pronave publike sikurse rasti i shoqërisë “V.” shpk. Kjo shoqëri ushtron aktivitetin e saj në sheshin nr 4, të Kombinatin Metalurgjik Elbasan dhe ka privatizuar me Vlerë Amortizimi të Mbetur (VAM), 10% më të ulët se ai fillestar, 3 objekte shtetërore po në këtë shesh, në tre ankande të ndryshme radhazi, pa konkurrentë. Një situatë e tillë lë të kuptohet se ekziston mundësia e cënimit të parimeve në fushën e privatizimit si, konkurrenca e hapur dhe e drejtë, eliminimi i monopoleve apo pozitës dominueses në treg etj”, thuhet në raportin e KLSH. Duke marrë në konsideratë rëndësinë e çështjes së privatizimit të pronës shtetërore, Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se do të ishte e rëndësishme edhe përfshirja e shoqërisë civile në diskutime me qëllim menaxhimin efikas të privatizimit dhe transparencën si parakusht i privatizimit të drejtë. Gjithashtu, KLSH kërkon që Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike të publikojë në faqen e saj të Web-it regjistrin e azhornuar të shitjes/privatizimit të pronës publike.

Copëtimi i pronës

Nga auditimi i dokumentacionit të privatizimit të pronës shtetërore me procedura ankandi, u konstatuan raste të copëtimit të pronës publike sikurse është rasti i shitjes së objektit “Ambiente Artizanale”, në Peshkopi, tek ish PAM (Parku Automobilistik i Mallrave). KLSH pohon se në dosjen e privatizimit të objektit “Ambiente Artizanale”, nuk ka një relacion shpjegues në lidhje me arsyetimin përse Bashkia e Peshkopisë ka kërkuar privatizimin e kësaj prone shtetërore, pasi nga dokumentacioni i dosjes, vërehet se kjo pronë mund të kishte më shumë vlerë nëse nuk copëtohej pasi ajo ndodhet në një shesh të madh ndërtimi, kufizohet me sheshe të lira si dhe ndodhet afër unazës së re të qytetit.

Ndarja e pasurive në kartela të veçanta

Nga auditimi i dosjeve të privatizimit me procedurë ankandi të objekteve në pronësi të ish Kombinatit Metalurgjik Elbasan, u konstatua se, në asnjë rast ish Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nuk ka kërkuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Elbasan, ndarjen e kësaj pasurie të paluajtshme në kartela të veçanta për të gjitha ato raste kur sipërfaqja që do të privatizohet është më e vogël se sipërfaqja e regjistruar në kartelë, bazuar në të dhënat e komisionit të vlerësimit të pronës shtetërore për çdo objekt të vlerësuar për shitje, në mënyrë që privatizimi i pronës shtetërore të behët sipas hartave dhe ndarjes përkatëse në ZVRPP.

Më të lexuarat