BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-intervista

Ministrja Ekonomi, ligjëratë në Universitetin e Durrësit: Sipërmarrja, risi dhe sfida

Ministrja Ekonomi, ligjëratë në Universitetin e Durrësit:

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj Milva Ekonomi zhvilloi sot në mjediset e Kampusit të Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës një leksion të hapur me temë  “Sipërmarrja, risi dhe sfida”.

Në prani të dhjetra studentëve të ekonomisë, Ministrja Ekonomi shpjegoi fillimisht situatën ekonomike në Shqipëri duke ua bërë të shpjegueshme më të dhëna dhe fakte studentëve situatën optimiste që ekonomia shqiptare po kalon. Ka aktualisht mjaft  tregues që e rendisin  mirë dhe qëndueshëm ekonominë e Shqipërisë. “Ekonomia e vendit tonë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje është rritur nga viti në vit, - tha Ministrja Ekonomi, duke kujtuar se në vitin 2016 rritja ekonomike vlerësohet  3.4% të Prodhimit të Brendshën Bruto, ndërsa objektivi i qeverisë  për vitin 2017 është 3.7%, objektiv ambicioz në favor të qytetarëve. Edhe përsa i përket punësimit, indikatorët janë pozitivë, -shpjegoi Ministrja Ekonomi duke theksuar se shkalla e papunësisë ka ndjekur një trend rënës nga 17.5% në 2014 në 14.2% në tremujorin e fundit te 2016.”  Ajo i ftoi ata si studentë të Ekonomisë që janë, që të ballafaqohen vazhdimisht me statistikat e INSTAT, të Bankës së Shqipërisë dhe të indikatorëve të tjerë të rëndësishëm globalë; si Eurostat, OECD, OKB.

Që të ecë ekonomia, duhet patjetër që të lehtësohet klima e të bërit biznes, dhe për këtë kujdeset Qeveria, e cila falë reformave të saj ka bërë të mundur të lehtësojë shumë procedura për ecurinë e biznesit; duke filluar që nga momenti i regjistrimit, marrja e një licence dhe shumë procese të tjera, shumica e të cilave tashmë bëhen online. Indikatori më i mirë për të informuar mbi klimën e biznesit ishte raporti ‘Doing Business” ku Shqipëria për herë të parë është renditur në pozicion historik në vendin e 58  nga 190 vende të analizuara. Ndërkohë janë dhe tregues të tjerë si Indeksi i Konkurrueshmerisë Globale 2016-2017, ku Shqipëria pati pozicionim në vendin e 80 nga 138 vende; Indeksi i Lirise Ekonomike, 2017 raportuar nga Heritage Foundation, ku Shqiperia pozicionohet me 64.4 pike nga 100 te mundshme, ne vendin e 65/180 ne nivel boteror dhe në vend të 30 në Evropë.

Gjithashtu Ministrja u tregoi studentëve që investimet e huaja direkte në Shqipëri janë rritur, dhe dy vitet e fundit 2015 dhe 2016 ato përllogariten rreth 9% të PBB. Kemi parë investime të rëndësishme në disa sektorë që janë sektorë potencialë: energjia dhe telekomunikacioni. Jo vetëm vlera investimeve është rritur por edhe prezenca e kompanive që operojnë në Shqipëri. Në 2016 janë regjistruar 1,503 kompani ose 25% më shumë se në vitin 2015.

Ministrja shpjegoi me radhë politikat e qeverisë për dhënien e pronave shtetërore me qera 1 euro për të nxitur investimet dhe për të rritur punësimin. Ajo gjithashtu shpjegoi dhe garën ekonomike për zonat TEDA (Zonat e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik), një prej të cilave është dhe zona e Spitallës ku ndodhet kampusi i Universitetit të Durrësit. Në fakt zhvillimi i kësaj zone ishte një nga shqetësimet e pedagogëve dhe studentëve të këtij universiteti dhe Ministrja shpjegoi se gara është hapur sërish, ku janë ftuar të konkurojnë investitorë venda dhe të huaj me projektet e tyre të zhvillimit.   

 

Ministrja shpjegoi dhe si funksionojnë incentivat e qeverisë për sipërmarrjet e reja, kryesisht ato në fushën e StartUP dhe inovacionit, për të cilat të rinjtë kanë më tepër interes. Ajo i informoi se është AIDA që jep fonde të tilla, që në fillim të idesë krijuese të një të riu apo të reja, mjafton që të ketë NIPT, pra të jetë regjistruar si person fizik. Ndërkohë ajo i ftoi ata të shftrytëzojnë dhe mundësitë për të eskperimenetuar idetë e tyre inovative në qendrën Protik dhe Innovation Hub në varësi të Ministrisë së Inovacionit.

Duke dhënë mjaft shembuj nga zhvillimet e inovacionit në vendet e tjera, Ministrja Ekonomi ftoi të rinjtë që të kenë kurajo, të prodhojnë ide dhe të përpiqen t’i prezantojnë aty ku duhet për të marrë mbështetjen financiare. Gjithashtu ajo kërkoi që mes botës akademike dhe biznesit të ketë më shumë bashkëpunim, pasi biznesi ka shumë nevojë për ide inovative, për shpikje, qoftë edhe për shkrim projektesh për të kërkuar  mundësi për financim, të cilat tashmë janë të shumta. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e konektivitetit/ndërlidhjes pra e projekteve të përbashkëta me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja iu përgjigj pyetjeve të studentëve lidhur me turizmin, investimet e huaja direkte, mundësitë për punësim, shkembimeve tregtare me Kosovën, rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE etj.

 Fondet e AIDA për të rinjtë

Gjatë 2015- 2016, rreth 44 ide biznesi nga të rinjtë u mbështetën nga Fondi Start up, që jepet nga AIDA, ose me 14 milion Lek. Gjate viteve 2017-2021, ne mbështetje te bizneseve nga AIDA do te vazhdoje disbursimi i fondeve start-up ne vlere prej 50 Milion leke, dhe fondi per mbështetjen e ekonomisë kreative kryesisht Artizanati ne vlere prej 50 Milion leke. Nga këto dy fonde do te përfitojnë mbi 200 sipermarres te rinj.

Gjithashtu nisur nga ecuria pozitive e zhvillimit te sektorit te turizmit, tek AIDA me fillimin e vitit 2017 do te gjeje zbatim fondi mbështetës per sipërmarrësit e rinj qe operojnë ne sektorin e turizmit i cili do jete nje fond grant ne vlere prej 10 milione leke.

 

 

 

Më të lexuarat