BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

aktualitet-intervista

Ndryshon strategjia e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë, drejt anulimit kompensimi për trashëgimtarët

Ndryshon strategjia e dëmshpërblimit për ish të

Pas shlyerjes së plotë për ish të përndjekurve që janë gjallë, qeveria mund të anulojë kompensimet për trashëgimtarët, veçanërisht përtej brezit të parë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj teksa prezantonte ecurinë e treguesve kryesorë ekonomikë e financiarë, si dhe mbylljen e vitit 2017. “Në total është miratuar një fond prej 8.15 miliardë lekë, gati 80 milionë dollarë dhe janë disbursuar 8.07 miliardë lekë. Pra, kemi përfunduar këstin e tetë me përjashtime shumë të vogla, numra shumë të pa-konsiderueshëm për shkak të mos-paraqitjes së personave për të rregulluar dokumentacionin apo për të diskutuar me administratën për ato probleme që duhen qartësuar në dosjet e tyre. Kemi mbaruar këstin e tetë brenda 2017. Ka mbetur një numër shumë i vogël i përfituesve të kategorisë parësore dhe tani qeveria ka një këndvështrim të ri që do t’ia paraqesë parlamentit për përfituesit trashëgimtarë. Pra, ka një debat midis logjikës së kush përfiton. Ka një debat të shëndetshëm i cili shkon patjetër edhe në drejtimin e duhur me të drejtën që kanë përfituesit parësorë dhe pastaj logjikën që do të përdorim për trashëgimtarët e niveleve të ndryshme. Ka një këndvështrim të ri që diskutohet brenda qeverisë; do t’i shlyejmë të gjithë, brezi i dytë, brezi i tretë, brezi i katërt pambarim, apo do kufizohemi?!”, deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Ekonomia

Më tej, kreu i Financave u ndal të zhvillimet e ekonomisë. Ahmetaj theksoi se konsumi privat dhe investimet po shkojnë në një rritje prej 4.2 për qind të planifikuar për vitin 2018. Përsa i përket rritjes ekonomike, ministri i Financave u shpreh se Shqipëria renditet në vendet me rritjen më të lartë në rajon, dhe viti 2017 në 12 mujor mendohet të shkojë me një rritje prej 3.8%. “Ecuria e rritjes ekonomike deri më tani, ekonomia shqiptare po i afrohet potencialit, 2017 pa një rritje 3.9 për qind, e reflektuar kjo me rënien e papunësisë dhe rritjen e normës së shfrytëzimit të kapaciteteve. Tremujori i katërt është i mirë dhe ne do ta konsolidojmë rritjen ekonomike në 3.9 për qind. Shumica e sektorëve në rritje. Tremujori i tretë i mirë, por i goditur nga thatësira, ka influencuar kontributin negativ të industrisë në total. Nëse do kishim situatë normale, rritja ekonomike do ishte më e lartë se 3.55 për qind”, ka bërë me dije ministri.

Papunësia

Në vijim të të dhënave të ofruara, kreu i Financave ka thënë se papunë- sia ka shënuar rënie. Ahmetaj tha se në tremujorin e trete të 2017 papunësia ka rënë nga 17.6% në 13.6 % dhe ka shënuar rritje pjesëmarrja e forcave të punës. Nëpërmjet ndërmjetësimit nga zyrat e punës, ministri i Financave deklaroi se numri i punëkërkuesve të papunë ka shkuar në 90 mijë për vitin që lamë pas, ndërkohë janë punësuar 23 mijë prej tyre. “90 mijë punëkërkues të papunë, prej ndërmjetësimit të zyrës së punës janë punësuar 23 mije. Ministria e Financave dhe e Ekonomisë po përpilon një draft, një vendim qeverie për të detyruar punëkërkuesit e papunë te kalojnë më detyrim dhe falas në kualifikim, në mënyrë që të përputhim ofertën me tregun”, tha Ahmetaj.