Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

OSHEE paralajmëron: Ndërprerje energjie për këdo që nuk regjistron banesën deri në 30 janar

Postuar: 11/01/2018 - 07:45

Të gjithë qytetarët që nuk bëjnë regjistrimin e adresës deri në fund të muajit janar do të penalizohen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Lajmin e ka bërë të ditur Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përmes një njoftimi publik, sipas të cilit, lidhja e çdo individi me një adresë dhe kontratë energjie është një detyrim ligjor. Për realizimin e projektit “Një qytetar, një adresë”, i cili ka ardhur si një bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, çdo qytetar do të pajiset me një numër personal që do të identifikohet që në lindje. Sipas njoftimeve, projekti i cili ka nisur punën që në Mars të vitit të kaluar, ishte parashikuar të bëhej falas për banorët të cilët do të bënin regjistrimin brenda gjashtë muajve të parë. Ndërsa pas kësaj periudhe, jo vetëm që do të bëhet me pagesë, por janë parashikuar edhe gjoba. Projekti për regjistrin kombëtar të adresave mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe OSHEE ka nisur vitin e shkuar. Lidhja e një adrese me secilin qytetar do të ndihmojë për shërbimet e zyrave të gjendjes civile, furnizimin me energji elektrike dhe ujë, shërbimin postar, kopshte, shkolla, shërbimet e emergjencave etj. Për të realizuar këtë projekt, çdo qytetar do të ketë një numër personal që do të identifikohet që në lindje.

Përditësimi i kontratës

Me përditësimin/ plotësimin e të dhënave të kontratës së Furnizimit të Energjisë Elektrike me “OSHEE sha” synohet të plotësohet detyrimi ligjor dhe kontraktor, si dhe të bëhet evidentimi i saktë i të gjithë informacionit lidhur me klientin. Qëllimi i plotësimit të formularit me të dhënat përkatëse, synon saktësimin/përditësimin e të dhënave të klientëve, në mënyrë që të vendoset një marrëdhënie kontraktore e rregullt në shërbim të palëve. Me përditësimin/ plotësimin e këtyre të dhënave, do të evidentohen qartë të dhënat e klientit, si dhe të objektit që furnizohet me energji elektrike dhe do të shmangen pasaktësitë e këtyre të dhënave. Përditësimi i të dhënave mund të bëhet nga ana qytetarit apo biznesit në linkun e publikuar në faqen e internetit www.oshee. al/perditesim ose duke kërkuar takim për intervistë derë më derë. Për çdo paqartësi ose kërkese për suport mund të kontaktohet në nr e telefonit + 355686055900 / + 355686035990. Plotësimi i të dhënave të kërkuara, përfaqëson një detyrim ligjor, referuar Ligjit Nr.43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe kushteve të Kontratës së Furnizimit me Energji Elektrike, për klientët familjarë e jo familjarë, të miratuara me Vendimet Nr. 108 dhe Nr.109, datë 21.10.2011 të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike (ERE). Në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale, OSHEE sh.a. i ngarkuar nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 207, datë 16.03.2016, për përditësimin e të dhënave të konsumatorëve, do të respektojë me përpikmëri Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Në rast të mospërditësimit të të dhënave të kërkuara Shoqëria “OSHEE” Sh.A, do të procedojë me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/01/2018 - 22:54

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili kishte fshehur 30 kg drogë në pyll.

Sipas mediave në vend policia kishte rënë në gjurmët e shqiptarit pas lëvizjeve të dyshimta të tij në një zonë në Chieti, që ata dyshonin se përdorej për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Postuar: 17/01/2018 - 22:50

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë ku ngeluar i plafosur një 16-vjeçar.

Postuar: 17/01/2018 - 22:30

Policia italiane ka arrestuar gjashtë shqiptarë të akuzuar për shitjen e lëndëve narkotike.

Postuar: 17/01/2018 - 21:31

Një aksident është regjistruar në aksin Tiranë-Elbasan, në afërsi të fshatit Ibë, në zbritje të rrugës së Krrabës.

Postuar: 17/01/2018 - 21:21

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Chalkidona të Selanikut këtë të mërkurë.

Postuar: 17/01/2018 - 21:14

Historiani Kastriot Dervishi në rrjetin e tij social “Facebook”  ka publikuar për herë të  parë një telegram të dërguar nga Enver Hoxha gjatë një vizite të

Postuar: 17/01/2018 - 20:39

Një operacion i gjerë që ka përfshirë tri shtete ka bërë të mundur arrestimin e të paktën 11 personave më shtetësi shqiptare të dyshuar për përfshirjen në rrjetin e trafikimit t