Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria plan për ndryshimin e statusit të ushtarakut, brenda 2018 kritere të reja për gradimin e ushtarakëve në rezervë

Postuar: 11/02/2018 - 09:30

Ministria e Mbrojtjes ka planifikuar të ndryshojë bazën ligjore për një sërë çështjesh të rëndë- sishme që kanë të bëjnë me trajtimin monetar të ushtarakëve. Kështu, në programin e përgjithshëm analitik të projekt-akteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2018, Ministria e Mbrojtjes parashikon që gjatë 3 mujorit të fundit të këtij viti, të dërgojë për miratim projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9210, datë 23.3.2004, "Për statusin e ushtarakut të FARSH”. Qëllimi i këtij akti është përmirësimi i statusit të ushtarakut duke krijuar një bazë ligjore të aftë për të rregulluar problematikat e dala nga zbatimi i ligjit në praktikë me situatat konkrete. Pra, nëpërmjet këtij pr/ligji, Ministria e Mbrojtjes synon të rregullojë të drejtat dhe detyrimet që lindin për ushtarakun në momentin e fitimit të statusit si ushtarak i forcave të Armatosura të RSH.

Shpenzimet gjatë shërbimit jashtë vendit

Sipas planit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 4 mujorit të parë të 2018 pritet të miratohet projektvendimi “Për trajtimin dhe mbulimin e shpenzimeve financiare të personelit ushtarak dhe civil të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjatë kohës që emërohen me shërbim jashtë vendit”. Ky projektvendim synon formalizimin e procedurës se ofrimit të shërbimit të kujdestarisë, nga familje kujdestare të përgatitura për të marrë fëmijë pa kujdes prindëror në kujdestari. Projektvendimi do të rregullojë procedurat e menaxhimit të fondeve buxhetore, të cilat janë vënë në dispozicion të personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të emëruar jashtë vendit. Nëpërmjet këtij projekt-akti synohet të rregullohen modalitetet e trajtimit financiar të ushtarakëve shqiptarë dhe punonkohës që emërohen me shërbim jashtë vendit”. Ky projektvendim synon formalizimin e procedurës se ofrimit të shërbimit të kujdestarisë, nga familje kujdestare të përgatitura për të marrë fëmijë pa kujdes prindëror në kujdestari. Projektvendimi do të rregullojë procedurat e menaxhimit të fondeve buxhetore, të cilat janë vënë në dispozicion të personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të emëruar jashtë vendit. Nëpërmjet këtij projekt-akti synohet të rregullohen modalitetet e trajtimit financiar të ushtarakëve shqiptarë dhe punonjësit civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, vetëm në rastet kur në strukturë parashikohet përfaqësimi i barasvlershëm me gradat e personelit ushtarak, që emërohen dhe ushtrojnë detyrën si rezident në një shtet të huaj.

Gradat e ushtarakëve në rezervë

Ky vit edhe për ushtarakët në rezervë do të ketë risi. Ministria e Mbrojtjes parashikon që brenda 4 mujorit të parë të ndërhyjë në kriteret e përcaktimit të gradave për këtë kategori ushtarakësh. Në programin e përgjithshëm analitik të projekt-akteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2018, mësohet se gjatë periudhës janar-prill të miratohet projektvendimi “Për përcaktimin e kritereve të gradimit të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve në rezervë”. Ky vendim ka për qëllim të përcaktojë kriteret e gradimit për ushtarakët e shërbimit në rezervë si një kategori i veçantë e shërbimit ushtarak në Republikën e Shqipërisë. Po brenda 2018, pritet që Ministria e Mbrojtjes të ndryshojë dhe ligjin "Për Statusin e Dëshmorit të Atdheut”, i cili parashikon të rregullojë procedurën e shpalljes dhe njohjes së statusit të dëshmorit, si dhe ligjin për "Për përcaktimin e kritereve dhe masës së përfitimit të kompensimit për shkak të humbjes së jetës në detyrë të punonjësit civil të AISM", i cili synon dhënien e shpërblimeve financiare për të rënët apo sëmundjet e punonjësve të AISM.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/02/2018 - 08:46

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë, ku do të ketë takime me krerët më të lartë të vendit tonë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:43

Një valë "e acartë" do të godasë pjesën më të madhe të Europës, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:38

Kryeministri, Edi Rama e ka nisur ditën me një artikull që promovon turizmin  në vendin tonë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:11

Biznesmeni Idlir Karkini i shpallur në kërkim për skandalin e pronave në plazhin e Spillesë është duke u hetuar nga Prokuroria për pastrimin e produkteve të veprës penale.

Postuar: 25/02/2018 - 08:05

Policia e Kavajës në bashkëpunim me prokurorinë kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip "Toyota" shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Postuar: 25/02/2018 - 07:57

Kuvendi dhe Presidenti i Republikës janë vënë në lëvizje për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Gjykatës Kushtetuese, por në ditët në vijim pritet që problemet t’i “pr

Postuar: 25/02/2018 - 07:54

Tre deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë braktisur kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi.