BREAKING NEWS

Përplasje me armë zjarri në Vlorë/ Dalin emrat e të plagosurve, xhaxhai i 28-vjeçarit rrëfen si ndodhi ngjarja: Ishim duke pirë kafe, kur dëgjova...

x

aktualitet-ekonomia

Sa shkon euro dhe dollari sot, njihuni me kursin e këmbimit

Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet me 110.30 lekë dhe shitet me 111 lekë. Në krahasim me javën e kaluar, dollari ka njohur një rritje të lehtë, pasi të premten ai blihej me 110 lekë dhe shitej me 110.7 lekë.

Ndërkohë, monedha evropiane euro, në tregun valutor vendas blihet me 122.10 lekë dhe shitet me 122.70 lekë. Krahasuar me javën e kaluar, euro ka njohur një rënie të lehtë, pasi blihej me 122.3 lekë dhe shitej me 122.8 lekë.

Paundi britanik vijon rritjen edhe këtë javë, duke ndjekur trendin e javës së kaluar. Në tregun valutor vendas, paundi britanik blihet me 144.40 lekë dhe shitet me 145.50 lekë. Javën e kaluar, paundi e mbylli në vlerat 144 lekë në shitje dhe 145 lekë në blerje.

Ndërsa franga zvicerane mbetet e qëndrueshme, duke mos i ndryshuar aspak vlerat në tregtim. Blihet me 110.80 lekë dhe shitet me 111.60 lekë, njësoj si javën e kaluar. /SCAN