Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Shpartallohet” euro, zbret në nivelin më të ulët në 11 vjet, sa u këmbye sot

Postuar: 18/06/2019 - 14:10

Në bregdet, apo në qendrat e qyteteve kryesore është vështirë që të mos gjesh turistë, që vitet e fundit kanë zbuluar sekretin e fundit të Europës, Shqipërinë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në katër muajt e parë të vitit kanë hyrë në vend mbi 1 milionë të huaj, me rritje 7.4% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në maj dhe qershor numri i tyre është shtuar më shumë, për shkak të sezonit të verës, teksa operatorët turistikë pohojnë se hotelet në Golem, ku është fluksi më i madh i të huajve, kryesisht polakë, çekë, nordikë, gjermanë, janë të prenotuara deri në tetor. Eurot e turistëve është nja nga faktorët që po ndikojnë në nënçmimin e monedhës së përbashkët në Shqipëri. Euro ka filluar të nënçmohet me shpejtësi pas përfundimit të muajit të Ramazanit. Pas festës së Bajramit, pati prurje të turistëve nga vendet e rajonit, dhe jo vetëm, të cilët po rrisin ofertën në valutë.

Euro e nisi edhe këtë javë duke humbur pikë përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 121.6 lekë. Monedha e përbashkët nuk kishte prekur këto nivele të ulëta që prej korrikut të 2008-s, duke shënuar kështu rekordin më të ulët në 11 vitet e fundit. Që prej fillimit të këtij muaj euro ka humbur 1 pikë përkundrejt lekut.

Sipas ekspertëve të tregut të këmbimit valutor, arsyeja tjetër e nënçmimit të euros këto ditë lidhet me afrimin e datave për të shlyer detyrimin e TVSH-së dhe të sigurimeve nga bizneset.

Prurjet e të huajve

Edhe të huajt që vijnë në vend për arsye turistike, pune e biznesi, apo dhe për turizëm shëndetësor, po sjellin gjithnjë e më shumë valutë në vend.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e të huajve në vendin tonë arritën në 348 milionë euro për periudhën janar-mars, duke shënuar një nivel rekord të pas viteve ’90. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet e të huajve kanë shënuar rritje prej 5.1%, ndërsa në krahasim me 2013-n, pothuajse janë dyfishuar. Monitor

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:59

Gazetari Artan Hoxha zbulon fituesin mes tre kandidatëve për postin e kryeprokurorit. “Arta Marku që në momentin kur u zgjodh prokurore u zgjodh në një situatë jo ligjore, në një seancë me flakadanë.

Postuar: 18/11/2019 - 23:53

Këshilli i Lartë i Prokurorisë paraditen e së enjtes bëri publike pikët e grumbulluara nga tre ka

Postuar: 18/11/2019 - 22:33

Të shtunën zëdhënësi i Presidentit njoftoi se do të publikohej dhe një video, me fakte të pakundë

Postuar: 18/11/2019 - 20:59

Imami Ahmet Kalaja i “Rrugës së Kavajës” në Tiranë, ka denoncuar një qytetare pasi aj

Postuar: 18/11/2019 - 20:45

Komisioni i Pavarur ka vendosur të konfirmojë në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative të K

Postuar: 18/11/2019 - 20:32

Tre nga anëtarët e AMA-së, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj, ditën e sotme u shprehën

Postuar: 18/11/2019 - 19:52

Mbrëmjen e sotme në Shkodër është plagosur një person pas një sherri mes të rinjve.