Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skema e Tatimeve, ja si duhet të veprojnë bizneset që akumulojnë detyrime tatimore

Postuar: 12/08/2017 - 09:17

Bizneset apo personat që kanë akumuluar detyrime tatimore për shumë arsye mund të hyjnë në marrëdhënie korrekte me autoritetin tatimor sipas kësaj procedurë që e ka përcaktuar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Administrata tatimore ka autoritetin dhe kompetencat për të mbledhur detyrimet tatimore të papaguara, për të cilat nuk është ushtruar e drejta e ankimit apo kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit administrativ dhe gjyqësor.

Në rast se tatimpaguesi nuk ka paguar plotësisht dhe në datën e caktuar detyrimet tatimore, administrata tatimore i dërgon, me postë rekomande, një njoftim me shkrim, ku kërkon pagesën e plotë të detyrimit tatimor.

Nëse tatimpaguesi nuk paguan detyrimin tatimor në datën e caktuar në njoftim brenda 30 ditëve, administrata tatimore, nëpërmjet një urdhri me shkrim, i kërkon çdo banke, ku tatimpaguesi ka llogari në emër të vet, të bllokojë një shumë, e cila mund të jetë: shuma që kërkohet të mbahet; shuma, që rezulton në atë çast në llogarinë bankare të tatimpaguesit. Masa tjetër që merret nga administrata për mospagim në afatin e përcaktuar në njoftim, është nëpërmjet sekuestrimit, e më pas konfiskimit, të pasurisë së siguruar në favor të administratës tatimore, në pronësi të tatimpaguesit.

Pagesa me këste

Por kur një rrethanë financiare pengon tatimpaguesin për të paguar plotësisht dhe në afat detyrimet tatimore, ai mund të lidhë marrëveshje pagese me këste. Në këtë rast, tatimpaguesi paraqet një kërkesë me shkrim, për të bërë një marrëveshje pagese me këste. Kërkesa duhet t’i drejtohet drejtorit të Drejtorisë Rajonale apo drejtuesit të njësive të ngjashme me të dhe duhet të parashtrojë arsyet, që e pengojnë tatimpaguesin për të paguar detyrimet tatimore. Tatimpaguesi duhet të vërtetojë që është në kushtet e pamundësisë financiare për të paguar të plotë detyrimin tatimor si dhe të tregojë që pavarësisht nga rrethanat financiare, ai është në gjendje të përmbushë marrëveshjen.

Kërkesa duhet të bëhet brenda 15 ditëve nga data kur njoftimi i vlerësimit konsiderohet të jetë marrë. Marrëveshja e pagesës me këste bëhet me shkrim, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës dhe nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe drejtori i drejtorisë rajonale apo drejtuesi i njësisë së ngjashme me të. Administrata tatimore mund ta refuzojë kërkesën për një marrëveshje pagese me këste ose të kërkojë garanci bankare, para se të hyjë në një marrëveshje të tillë.

Kamatëvonesa

Tatimpaguesi duhet të paguajë kamatëvonesë për të gjitha detyrimet tatimore, pagesa e të cilave shtyhet, sipas marrëveshjes së pagesës me këste. Marrëveshja e pagesës me këste nuk mund të zgjasë më tepër se fundi i vitit kalendarik pasardhës.

Rradha e pagesës nis me pagesat e kontributeve të sigurimeve dhe të detyrimeve tatimore bëhen sipas kësaj radhe: kontributet e detyrueshme të sigurimeve shëndetësore; kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëmarrësit; kontributet e detyrueshme suplementare të sigurimeve shoqërore; kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit; tatimet; kamatëvonesat, gjobat; kostot administrative.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2018 - 21:21

Një 23-vjeçar dhe një 43-vjeçar janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit pas një konflikti të madh që lindi mes tyre.

Postuar: 22/07/2018 - 21:02

Një shofer shqiptar ka shpëtuar nga vdekja, falë ndihmës së një mjeku grek që ndodhej në tragetin

Postuar: 22/07/2018 - 20:33

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar sot në bregdet, ku një i riu është mbytur sot në Gji

Postuar: 22/07/2018 - 19:44

I riu fatkeq që u mbyt sot në Velipojë, kishte punuar deri pak muaj më parë në qendrën komunitare

Postuar: 22/07/2018 - 18:55

Mos lëshimi i kuponit tatimor i ka kushtuar shtrenjtë disa resorteve të njohura në bregdetin shqi

Postuar: 22/07/2018 - 18:45

Arrestohet një person i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën p

Postuar: 22/07/2018 - 18:15

Një aksident ka ndodhur në këto momente në rrugën nacionale Fier-Levan.