BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

aktualitet-intervista

Strategjia 3 vjeçare e qeverisë për zonat rurale, rrjet agroturizmi, inkubatorë dhe markata me produkte tradicionale në 100 fshatra

Strategjia 3 vjeçare e qeverisë për zonat rurale, rrjet

Qeveria ka bërë gati një strategji 3 vjeçare për zhvillimin modern të zonave rurale në të gjithë vendin. Sipas dokumentit të publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave, bëhet fjalë për një program për zhvillimin rural, i cili do të mundësojë ndërhyrjen me financime në 100 fshatra. Investimet në hapësirën e mirëpërcaktuar të 100 fshatrave, me potenciale të larta zhvillimi ekonomiko-sociale, të agroturizmit e turizmit rural, natyrës dhe mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore do të jenë nga buxheti i shtetit, donatorët dhe investime private. Kjo strategji synon që në 3 vite, pranga nga viti 2018 deri në 2020, në këta 100 fshatra të punësohen 600 persona, të çelen 150 biznese të reja (start up) të mbështetura për të rinj, të ngrihen 25 inkubatorë për produktet tradicionale, 150 bujtina të mbështetura, 27 sipërmarrje të reja të agroturizmit si dhe 200 projekte të realizuara të përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve publike.

Objektivat e programit

Strategjia do të programojë ndërhyrjet me investime të integruara në 100 fshatra, nëpërmjet 3 objektivave; Përmirësimi i infrastrukturës publike (mbështetja për infrastrukturë rrugore, rivitalizime hapësirash publike/ urbane, infrastrukturë komunitare, shërbime publike, infrastrukture mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kultutrore, qendra multifunksionale komunitare, peizazhi mjedisor etj.); Zhvillimi ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike (përmirësimi i potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, investimet në përmirësimin e shërbimeve tregtare, investime në prodhimin e produkteve tradicionale dhe shërbime të tjera ekonomiko-financiare etj. Mbështetja për inkubatorë të produkteve rurale tradicionale, promovim dhe marketim të zonave rurale, shërbime transporti, panaire dhe festat lokale etj.); Zhvillim i kapitalit social dhe njerëzor (mbështetje për krijimin e rrjeteve rurale, grupeve lokale të veprimit si dhe shoqërinë civile në zonat rurale, trajnim profesional për të rinjtë dhe gratë, mbështetje të trashëgimisë kulturore, mbështetje për promovimin e traditave dhe të jetesës në fshat etj.)

Zbatimi i programit

Në kuadër të programit të 100 fshatrave janë identifikuar 3 projekte strategjike dhe i pari është krijimi i rrjetit të agroturizmit shqiptar. Agroturizmi dhe turizmi rural janë veprimtari të cilat kanë një potencial të lartë zhvillimi për zonat rurale në Shqipëri dhe tashmë në shumë fshatra të Shqipërisë kanë filluar të funksionojnë ferma që ofrojnë shërbime në agroturizëm dhe kanë arritur në një kohë të shkurtër rezultate shumë të mira ekonomike dhe sociale (Thethi, Voskopoja, Dardha etj.). Në kuadër të programit të 100 fshatrave do të mbështetet me instrumente financiare dhe fiskale krijimi i një rrjeti fermash agroturistike, që plotësojnë kriteret dhe standardet e përcaktuara, të cilat do të jenë baza e rrjetit shqiptar të agroturizmit. Programi do të synojë mbështetje për rreth 27 sipërmarrje agroturizmi të reja dhe 150 bujtina. Mbështetja do të synojë, gjithashtu, edhe përmirësimin e fermave dhe staneve blegtorale për qëllime të veprimtarisë së agroturizmit dhe turizmit rural. Projekti tjetër brenda këtij programi është rrjeti i inkubatorëve të produkteve tradicionale. Shqipëria ka potenciale të mëdha dhe të shumta në prodhimin e produkteve ushqimore tradicionale. Produktet tradicionale shqiptare të prodhuara në mënyra artizanale, pavarësisht nga vlerat e mëdha dhe të interesit të konsumatorit vendas dhe të huaj, kanë treguar që depërtojnë me vështirësi në tregje për shkak të shkallës së vogël ekonomike që rrisin kostot për njësi të prodhimit, sasive të limituara të prodhimit si dhe të kërkesave të larta ligjore për standardet e ushqimit dhe ato higjieno-sanitare. Inkubatorët do të ofrojnë mbështetje për prodhuesit e vegjël të zonave rurale, në veçanti grave dhe të rinjve, të cilët mund të shfrytëzojnë inkubatorin për prodhimin, paketimin, marketimin, standardizimin dhe shitjen e produkteve të tyre, kundrejt një pagese të lehtësuar dhe të përballueshme për shërbimet që ofron inkubatori. Projekti i tretë është rrjeti i markatave/dyqaneve të produkteve shqiptare dhe tradicionale. Produktet tradicionale shqiptare kanë treguar që e kanë të vështirë depërtimin në tregjet dhe dyqanet e shitjes me pakicë, për shkaqet e shpjeguara në nënpikën “ii”). Në mbështetje të hallkës së fundit të zinxhirit të vlerës (shitja), programi do të synojë që të krijojë një rrjet të markatave/dyqaneve që do të jenë të specializuara në shitjen e produkteve shqiptare, në veçanti produkteve tradicionale. Do të synohet që ky rrjet të ketë emërtimin e tij (markën/brand-in) që e dallon nga rrjetet e tjera dhe bazuar në një strategji të posaçme marketingu dhe franchise, do të mund të krijojë një masë kritike të dyqaneve që do të bëjnë të mundur rritjen e përqindjes së shitjes së produkteve shqiptare/ tradicionale. Mbështetja financiare për ngritjen e këtij rrjeti do të parashikohet në kuadrin e programit të 100 fshatrave.