Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vazhdon rënia, bizneset të shqetësuara nga luhatjet e mëdha të euros

Postuar: 13/06/2018 - 15:55

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, për të dytën ditë radhazi, duke arritur në 126.15 lekë, 0.83 lekë më pak se një ditë më parë. Vetëm dy ditët e fundit euro ka humbur 2.2 lekë, duke u larguar nga niveli më i lartë i prillit prej 128.34 lekë, që arriti në 11 qershor.

Në rënie ishin dhe të gjitha valutat e tjera. Dollari ra me 0.3 lekë, në 107.33 lekë, paundi me 1.15 lekë, në 143.05 lekë.

Ekspertët e tregut pohojnë se tregu po i rikthehet normalitetit, pas efektit psikologjik që krijoi lajmi për ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë, që ndikoi në mbiçmimin e fortë të euros brenda pak ditëve dhe nxiti njerët të blinin valutë, nga frika se euro do rritej. Por aktorët e tregut pohojnë se ky efekt ka mbaruar tashmë.

Sezoni turistik ka filluar të japë efektet e veta dhe pritet që hyrjet e valutës të rriten më shumë javën e ardhme, teksa mbarimi i muajit të Ramazanit do të shtojë fluksin e turistëve që vijnë nga Kosova.

Problem për bizneset, sidomos ato eksportuese nuk është niveli i raportit të euros dhe dollarit në vetvete, por paqëndrueshmëria e tyre dhe vështirësia për të bërë parashikime. Për një biznes që kryen afërsisht rreth 1 milion euro këmbime në një muaj, rënia e euros ka pasur ndikim domethënës. Kursi i këmbimit është i disfavorshëm për të gjitha bizneset në rast se është i paqëndrueshëm, edhe në rast ulje drastike, por edhe ngritje drastike, pohon ai ndaj bizneset kërkojnë stabilitet të tij.

Prej më shumë se pesë vitesh, bizneset ishin mësuar me një kurs relativisht të qëndrueshëm në rreth 139-140 lekë, që u mundësonte atyre të bënin parashikime dhe të kishin humbje të ulëta nga konvertimet, ndërsa prej dy vitesh, trendi i euros është vështirë i parashikueshëm. Vetë Banka e Shqipërisë pohoi se rënia e monedhës së përbashkët në muajin maj shkoi përtej parashikimeve, çka e detyroi atë të njoftonte planet për ndërhyrje.

Edhe vetë agjencitë valutore kanë rritur marzhin e tregtimit të shit-blerjes në 1-2 lekë (nga 0.5 lekë që ishte më parë) për shkak të luhatjeve të mëdha.

Në krahasim me fillimin e vitit, euro ka rënë me gati 7 lekë.

Ndërkohë, të dhënat e fundit të publikuara nga banka e Shqipërisë për bilancin e llogarisë korente (i cili mat transaksionet ndërkombëtare të një vendi me pjesën tjetër të botës, pra mat hyrje-daljet e valutës) tregojnë për një përkeqësim të tij në tremujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çka tregon se nga burimet zyrtare nuk ka hyrë më shumë valutë në Shqipëri, duke mos justifikuar rënien e fortë të euros.

Edhe një tjetër tregues, mjetet e rezervës valutore për shkak të veprimeve në bilancin e pagesave ka rënë më me 143 milionë euro milionë euro. Kjo do të thotë që nga veprimet e Shqipërisë me pjesën tjetër të botës, të pasqyruara në bilancin e pagesave nga vendi ka dalë valutë, çka teorikisht duhet të kishte çuar në një nënçmim të lekut, jo forcim të tij siç ndodhi në tre muajt e parë të vitit dhe ka vijuar edhe aktualisht./monitor/

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 16:28

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi rezulton se ishte në kërkim prej disa vitesh.

Postuar: 22/09/2018 - 16:23

Sot më datë 21.09.2018 Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qëndror Tiranë, në bashkëpunim me Proku

Postuar: 22/09/2018 - 16:19

 “Safet Rustemi konsiderohet nga autoritetet si një nga kriminelët më të rrezikshëm në

Postuar: 22/09/2018 - 16:14

Sot më datë 22.09.2018 rreth orës 14:00, në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokast

Postuar: 22/09/2018 - 16:11

 Mbi 1 mijë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë zbresin të hënën në sheshin "Nënë Tereza&

Postuar: 22/09/2018 - 15:55

Një 56-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në Elbasan në një ngjarje aksidentale, bënë me dij

Postuar: 22/09/2018 - 15:26

“Safet Rustemi konsiderohet nga autoritetet si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Evrop