BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-intervista

Zbardhet strategjia e AKEP për vitin 2018, tarifa zero të roaming me vendet fqinje dhe reduktim i ndjeshëm me vendet e BE

Zbardhet strategjia e AKEP për vitin 2018, tarifa zero të roaming me

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të ndërhyjë brenda këtij viti përtë mbështetur veprimtarinë e qeverisë për tarifën zero të roaming me vendet fqinje dhe reduktim të ndjeshëm të tarifave roaming me vendet e Bashkimit Evropian. Kjo parashikohet në strategjinë e hartuar për vitin 2018 nga AKEP. “AKEP do të ndërmarrë hapa proaktivë në drejtim të lehtësimit të heqjes së roaming-ut me vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor. Qasja e preferuar është nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe me secilin vend. Ky proces do të kërkojë konsultim me aktorët përkatës dhe vlerësimin e ndikimit të reduktimeve të tarifave për operatorët celularë”, thuhet në dokumentin e AKEP, i cili përmban fushat kryesore dhe prioritetet strategjike ku do fokusohet puna e AKEP gjatë vitit 2018. Bazuar në ecurinë e sektorëve të komunikimeve elektronike dhe të shërbimeve postare, problematikës së evidentuar në këto sektorë si dhe me qëllim përmbushjen e objektivave rregullatore të përcaktuara në ligjet organike për komunikimet elektronike dhe shërbimet postare si dhe në politikat dhe strategjitë përkatëse sektoriale të qeverisë, AKEP ka evidentuar katër fusha kyçe ku duhet të fokusojë punën e tij gjatë vitit 2018 që janë: Kushte të favorshme për Investitorët, nxitje e konkurrencës së ndershme ndërmjet operatorëve të rrjeteve dhe ofruesve të shërbimeve, përfitimet për konsumatorët efikasitet i brendshëm i AKEP dhe partneriteti me institucionet në vend.

Portabiliteti dhe kompensimi

AKPE synon që brenda vitit 2018 të mundësojë një proces efektiv të bartjes së numrit brenda 24 orëve. “Gjatë pranverës së vitit 2018, AKEP do të hartojë ndryshimet në rregulloret dhe procedurat aktuale lidhur me portabilitetin e numrit, me qëllim mundësimin e një procesi portimi krejtësisht efektiv brenda 24 orëve. Për të lehtësuar procesin, informacioni lidhur me numrin që i është dhënë një pajtimtari do të lidhet me numrin unik personal të identifikimit të pajtimtarit dhe jo me të dhënat e emrit/mbiemrit të tij që shpesh shkruhen gabimisht dhe si pasojë vonojnë ose pezullojnë procesin e portimit. Gjithashtu AKEP do të rivlerësojë rregullat dhe procedurat e portabilitetit të numrit, në konsultim me palët e interesuara të industrisë për sa i përket shkaqeve të vlefshme për refuzimin e një kërkese në pritje për portim, dhe aspekte të tjera të lidhura që mund të pengojnë procesin e portimit: p.sh. veprimet për ruajtjen dhe mbajtjen, ose praktikat e përdoruar nga operatorët dhënës për të rifituar pajtimtarët”, thuhet në dokument. Ndërkohë, po gjatë vitit 2018, AKEP do të ndjekë nga afër punën e BEREC mbi modelin standard të kontratave të konsumatorëve për shërbimet e komunikimeve elektronike. Sipas strategjisë, AKEP në veçanti do të studiojë mundësinë për të kërkuar përfshirjen e dispozitave për kompensimin e konsumatorëve nëse shërbimi i ofruar nuk përputhet me kushtet dhe afatet e miratuara. Këto dispozita do të zbatohen edhe për vonesat në portimin e numrit, dhe në një afat më të gjatë, edhe në situata të tjera kur cilësia e shërbimit është nën nivelin e rënë dakord në kontratë. Në vijim të ndryshimeve që do miratohen për portimin e numrit, AKEP do të rishikojë dhe akte të tjera si formularët e regjistrimit të pajtimtarëve dhe termat e përgjithshme të kontratës së pajtimit.

Mbrojtje e përdoruesve me të ardhura të ulëta

Për të mbështetur përdoruesit me të ardhura të ulëta dhe për të lehtësuar futjen e shërbimeve me brez të gjerë, AKEP do të bashkëpunojë me qeverinë për të zhvilluar një skemë subvencioni që do të fokusohet në disponueshmërinë e kompjuterëve dhe pajisjeve fundore që mundësojnë aksesin funksional në Internet. AKEP parashikon masa të mëtejshme në lidhje me mbrojtjen dhe integritetin e të dhënave të konsumatorëve të ruajtura nga operatorët. Operatorëve do ti kërkohet gjithashtu të verifikojnë saktësinë e të dhënave të pajtimtarëve. Rregullat specifike procedurale do të hartohen gjatë vitit 2018: p.sh. mundësia për të konfirmuar numrin e identifikimit (Numrin Personal) nëpërmjet SMS, ku konsumatori duhet t'i përgjigjet SMS-it për të konfirmuar. Ndërmjet nismave të tjera për mbrojtjen dhe fuqizimin e konsumatorit, AKEP synon të zhvillojë një call center për konsumatorët, me qëllim adresimin e ankesave të tyre dhe monitorimin e 14/24 rregullt të arsyeve kryesore të ankesave të konsumatorëve.