Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Historike, Ermal Meta fiton "Sanremon"

Postuar: 11/02/2018 - 10:45

Shqiptari Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë fituesit e Festivalit të Sanremos për vitin 2018. Dyshja rrëmbeu çmimin e parë me këngën “Non mi avete fatto niente”. Në vendin e dytë u rendit Stato Sociale, ndërsa në të tretin Annalisa.

Meta dhe Moro e shkruajtën tekstin e këngës së tyre pas atentatit në Manchester, në koncertin e yllit amerikan të pop-it Ariana Grande.

Ditët e fundit, kënga ishte në qendër të polemikave sepse akuzohej për shkelje të rregullave të Festivalit, për shkak se kishte ngjashmëri me një këngë të prezantuar në 2016-n, autor i së cilës ishte Moro.

Meta dhe Moro kanë arritur të lënë gjithçka pas krahëve dhe me performancat e tyre të jashtëzakonshme fituan zemrat e italianëve duke i bërë më të votuarit në këtë festival.

Në fund, produksioni vendosi që “Non mi avete fatto niente” mund të vijonte garën. Për të dy artistët, kjo është hera e parë që fitojnë çmimin e madh në Festivalin e Sanremos.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 43

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2018 - 20:42

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Postuar: 22/10/2018 - 20:34

Kanosi me armë zjarri një 26-vjeçar dhe qëlloi në ajër, arrestohet 34-vjeçari nga Elbasani.

Postuar: 22/10/2018 - 20:33

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në mënyrë indirekt

Postuar: 22/10/2018 - 20:15

Një punonjës i OSHEE-së ka mbetur i plagosur teksa ishte në krye të detyrës.

Postuar: 22/10/2018 - 19:48

RENEA dhe FNSH zbresin sërish në Shijak.

Postuar: 22/10/2018 - 19:44

Kur kanë ngelur edhe disa kohë nga mbyllja e afatit të aplikimit për lotarinë amerikane, Ambasada

Postuar: 22/10/2018 - 19:44

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar pas skandalit të publikuar në mediat greke se nga fondi sekr