BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

aktualitet-gossip

Vazhdojnë të përfliten skandalet në festivalin e RTSH-së, ku fituesja ishte paracaktuar ende pa çelur siparin festivali! Publikohen këngët e Elvana Gjatës dhe Arilena Arës, por çfarë ndodhi me to

Vazhdojnë të përfliten skandalet në festivalin e

Kompozitorja Diana Ziu dhe bashkëshorti i saj, regjisori dhe aktori Vangjel Tavo, por jo vetëm, edhe këngëtarë dhe artist të njohur kanë publikuar disa herë fakte të forta për organizimin e festivalit të RTSH-së. Ata kanë denoncuar mungesën e transparencës në përzgjedhjen e këngëve të Festivalit të fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar, duke deklaruar se këngët fituese janë përzgjedhur nga Vera Grabocka ende pa nisur konkurimi.

Më në fund janë publikuar këngët më të përfolura të edicionit të 58-të të Festivalit në RTSH. Pas deklaratave të shumta se fituesja ishte paracaktuar ende pa çelur siparin festivali, tani menduam se mund të dëgjonim me veshët tanë dhe të vlerësonim vetë produksionet e artisteve.

Por sapo u lançuan këngët e Elvana Gjatës dhe Arilena Arës, ato menjëherë u fshinë.

Ndërkohë festivali pritet të mbahet në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.