Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbrazen fshatrat, shqiptarët po bëhen bullgarë për të ikur në Evropë

Zbrazen fshatrat, shqiptarët po bëhen bullgarë për të ikur në Evropë

Postuar: 17/07/2017 - 17:07

Trebishti në verilindje të Shqipërisë duket si një fshat fantazmë, i zbrazur nga banorët e saj me nxitim për të marrë pasaportat bullgare që hapin derën për në Bashkimin Evropian.
 
Arman Kadriu ka emër shqiptar, por 12-vjecari e konsideron veten bullgar. “S’dua të rri të ruaj lopët këtu. Dua të luaj futboll”, thotë ai teksa luan në një rrugë të prishur në një fshat të Gollobërdës.
 
“Por ama, në Angli me pasaportë bullgare, kjo dëshirë bëhet realitet”, thotë Arman. Bullgaria dhe Shqipëria nuk ndajnë një kufi. Dhe Shqipëria, vend jo-anëtar në BE, nuk i përfshin bullgarët midis bashkësive etnike të njohura.
 
Agjencia shtetërore “Bullgarët jashtë vendit” e cila ndihmon banorët e kësaj ane të pajisen me pasaporta bullgare thekson se, këta banorë janë bullgarë dhe se janë vendosur në Shqipëri në shekullin V. Organizatat bullgare në Shqipëri thonë se ka rreth 100 mijë bullgarë. Parlamenti Evropian i bëri kërkesë Tiranës t’i njohë ligjërisht në praktikë të drejtat e personave me origjinë bullgare nga Prespa, Gollobërda dhe Gora.
“Këtu na u rritën shpresat. Për çdo ditë 7 apo 8 persona vijnë dhe interesohen për pasaportat bullgare” thotë Haxhi Pirushi, drejtor i shoqatës “Prosperitet Golloborda”.
Një dëshmi për origjinën gollobordase, bashkë me kartën e anëtarësisë së shoqatës u kushton atyre 150 euro. Tahir Mucina nga Trebishta, një fshat i cili dikur kishte 6 mijë banorë  ka treguar se më shumë se gjysma e banorëve kanë ikur në perëndim me një pasaportë bullgare.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe banorët e rajonit të Prespës, të cilët masivisht janë duke u pajisur me pasaporta bullgare, njofton AFP. Bullgaria është vendi me nivelin më të ulët të jetesës brenda Bashkimit Europian, e megjithatë ky vend është kthyer në shpresë për qindra banorë të zonës së Gorës në verilindje të Shqipërisë.
Nëntë fshatrat e kësaj zone popullohen nga banorë që kanë trashëguar gjuhën sllave të ngjashme me atë maqedonase, e që mendohet se ndodhen aty që mes shekujve XI dhe XIII, kohë kur Bullgaria u përfshi nga lëvizja “Bogomile” që banorët e shqipërojnë “të dashurit e Zotit”.
Përgjatë dy dekadave të tranzicionit, ky komunitet është tunduar shpesh nga ofertat për nënshtetësi ballkanase.
Në vitet ‘90 erdhën serbët që u munduan ta përgatisin Gorën si minoritet të tyren në Shqipëri. Më pas, edhe maqedonasit synuan një gjë të ngjashme, shkruan AFP.
Të tretët ishin bullgarët, të cilët ndryshe nga dy pretendentët e parë ia dolën të shkaktonin valën më të madhe të emigrimit dhe zbrazjen e zonës nga banorët e saj.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 23

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2018 - 08:09

Gjykata Kushtetues vendosi të rrëzojë kërkesën e Arben Frrokut për rigjykim për shkelje të kushtetutës. Gjykata nuk arriti shumicën e anëtarëve të saj.

Postuar: 25/04/2018 - 08:06

Kur ka kaluar rreth një vit nga vrasja e komisar Artan Cukut, është zbuluar emri i personit i cili dyshohet se i ka dhënë urdhrin vrasësit Mikel Shallari.

Postuar: 25/04/2018 - 07:32

Shumica e popullsisë së botës jeton në zona ku cilësia e ajrit nuk është e shëndetshme.

Postuar: 24/04/2018 - 22:29

Policia e Sarandës ka ndaluar një vajzë me inicialet S.D. e cila ishte larguar nga banesa.

Postuar: 24/04/2018 - 21:48

Një gjykatë italiane ka dhënë ditën e sotme dënimet për 15 të arrestuar gjatë operacionit anti-drogë të koduar “Daku”, i cili u zhvillua në vitin 2012 në Itali.

Postuar: 24/04/2018 - 20:57

Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh pasi janë kapur me një sasi droge të llojit kokainë.