BREAKING NEWS

Italia nuk ka qetësi! Tërmeti i fortë shkund jugun e vendit, ja sa ishte magnituda

Italia nuk ka qetësi! Tërmeti i fortë shkund jugun e vendit, ja
x

aktualitet-rajoni

Kumbaro nxjerr në shitje monumentet e kulturës, zbardhet udhëzimi që jep me koncesion dhe PPP pasuritë kombëtare kulturore

Kumbaro nxjerr në shitje monumentet e kulturës, zbardhet udhëzimi
Qeveria “Rama” po ndjek me përpikmëri hapat e qeverisë “Berisha”, sa i përket shitjes së pasurive kombëtare. Në vitin 2013, Partia Socialiste atëherë në opozitë pati kritikuar ashpër qeverinë “Berisha” në vitin 2013 për një vendim që lejonte dhënien me qira të monumenteve kulturore. Sot, kur kanë kaluar më pak se 3 vite nga ajo kohë, Ministria e Kulturës ka nxjerrë një udhëzim, sipas të cilit jepen me koncesion ose partneritet publik e privat monumentet e kulturës, në administrim të Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të saj të varësisë. Udhëzimi në fakt është firmosur nga ministrja Kumbaro që në tetor të vitit 2015, por vetëm dy ditë më parë është botuar në Fletoren Zyrtare. 
 
Udhëzimi i Kumbaros 
Udhëzimi i Mirela Kumbaros parashikon që monumentet e kulturës, në administrim të Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të saj të varësisë do të jepen me qira dhe do të administrohen për qëllime rijetëzimi apo shfrytëzimi social-kulturor, me kusht që funksioni i ri të mos dëmtojë vlerën e monumentit. Procedurat e administrimit me konkurrim apo jo, do të kryhen nga Ministria e Kulturës, me kërkesë të institucionit, të institucioneve të specializuara dhe/ose kërkesë apo iniciativë të subjekteve private. Për çdo propozim apo grupe propozimesh, ministri i Kulturës, nëse e konsideron të nevojshëm, ngre Komisionin për Menaxhimin e Pasurive Kulturore, organ këshillimor i ministrit, për vlerësimin e praktikave. Ky Komision do të përbëhet nga specialistë të fushës, të cilët vlerësojnë llojin e procedurës, afatin e marrëdhënies, si dhe kriteret e vlerësimit që do të ndiqen rast pas rasti. Komisioni ka si detyrë të propozojë dhe këshillojë ministrin mbi kriteret që duhet të vendosen, konkurrueshmërinë apo jo, formën e administrimit të monumentit të kulturës pas shqyrtimit të dokumentacionit që shoqëron i Tipologjia e administrimit
Monumentet e kulturës do të rijetëzohen dhe shfrytëzohen nëpërmjet dhënies me qira; nëpërmjet krijimit të partneritetit publik-privat me partnerë privatë dhe/ose publikë, të cilët mund të administrojnë apo të marrin me qira monumentet e kulturës; nëpërmjet personave juridikë të krijuar nga MK-ja dhe/ose institucione të saj të specializuara. Administrimi i monumenteve të kulturës do të kryhet nga bashkëpunimi me persona fizikë, persona juridikë fitimprurës, persona juridikë jofitimprurës (OJF); Partnerë strategjikë të MK-së dhe qeverisë shqiptare; Persona juridikë të krijuar nga MK-ja dhe/ose institucione të saj të specializuara, të cilët vetë apo në marrëdhënie me partnerët privatë/publikë administrojnë pasuritë kulturore pa të drejtë fitimi.
 
Afatet e lidhjes së kontratës së qirasë
Afati i lidhjes së kontratës për çdo kërkesë i propozohet ministrit të Kulturës nga ana e Komisionit për Menaxhimin e Pasurive Kulturore, përpara lidhjes së kontratës në rastet e procedurave pa konkurrim apo fillimit të procedurave të konkurrimit. Për sipërfaqet deri 200 m², kohëzgjatja do të jetë nga 1 deri në 5 vjet; Për sipërfaqet nga 200 m²–500 m², kohëzgjatja do të jetë deri në 10 vjet; Për sipërfaqet mbi 500 m², kohëzgjatja e kontratës së qirasë do të jetë deri në 20 vjet.
 
Dhënia me qira nëpërmjet konkurrimit
Pas përzgjedhjes së procedurës ministri apo Komisioni për Menaxhimin e Pasurive Kulturore, nëse krijohet, shqyrton propozimin për administrimin e monumentit, i cili përmban objektin e veprimtarive që mund të ushtrohen në monument, së bashku me projektin e rijetëzimit apo të shfrytëzimit të miratuar nga KKR/KKA, nëse ka të miratuar. Dokumentacioni për rijetëzimin e monumentit të kulturës, që duhet të paraqesin konkurrentët, i dorëzohet njësisë për shqyrtimin e dokumentacionit të procedurës dhe përmban: Kërkesën e subjektit për rijetëzimin e monumentit të kulturës; Planbiznesin e detajuar, për vënien në funksionim të monumentit të kulturës, ku të përshkruhet qartë plani i punësimit, plani i investimeve, si dhe treguesit që do të realizohen; Ofertën për tarifën mujore të qirasë; Certifikatën e regjistrimit të subjektit në QKR ose vendimin e regjistrimit në gjykatë; Vërtetim nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore; Vërtetim që subjekti konkurrues nuk është në ndjekje penale; Vërtetim që subjekti konkurrues nuk është në proces gjyqësor për çështje që kanë të bëjnë me ushtrimin e aktivitetit; Vërtetim bankar që subjekti ka kapacitet financiar për mbulimin e investimit; Vërtetim që subjekti i ka shlyer detyrimet mbi energjinë elektrike; Çdo dokument tjetër shtesë që gjykohen si i domosdoshme nga Komisioni i procedurës.