BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

aktualitet-rajoni

Ndahet nga jeta "Artistja e Merituar", Melpomeni Cobani

Ndahet nga jeta  "Artistja e Merituar", Melpomeni Cobani

Ndahet nga jeta në moshën 88 vjeçare “Artistja e Merituar”, aktorja e Estradës së Tiranës, Melpomeni Çobani. Aktorja e njohur e skenës, u nda nga jeta sot (e mërkur) rreth orës 10:00 dhe lajmi bëhet i ditur nga familjarët. Ndërkohë nesër në orën 12:00 - 14:00 do të mbahen homazhet në ambjentet e Qendrës Kulturore Tirana, (Teatri Metropol). 

Melpomeni Cobani është një ndër themelueset e para të Estradës së Tiranës në vitin 1952, e cila shënon gjatë karrierës së saj artistike rreth 2500 role në teatër, estradë dhe film. “Kur më çuan në Estradë, unë nuk e doja dhe dëshira ime nuk ishte kjo. Më pëlqente më shumë teatri. Megjithatë e mora me kënaqësi dhe interpretova shumë bukur, publiku më pëlqente. Atëkohë publiku e preferonte shumë Estradën dhe unë vendosa ta doja me shumë” është shprehur artistja në një intervistë të vitit 2005.  Në vitin 1961 nderohet me çmimin "Artiste e Merituar" dhe në vitin 1976 me titullin e lartë "Artiste e Popullit".  Ajo mban gjithashtu Urdhri "Naim Frashëri" i Klasit të I-rë

Melpomeni Çobani ka lindur në 6 Qershor të vitit 1928 në Tiranë. Që në fillim merr pjese në festivalet amatore të punëtorëve në stabilimentin “Mihal Duri” ku punonte në shtypshkronjë . Aty vihet re nga Artisti i Popullit, Pandi Stillu i cili e fton të punojë si aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Roli i saj i parë do të jetë në dramën “Liza dhe Sula”. Në këtë periudhë shkëputet nga teatri për tu marrë me aktivitete sportive. Kështu si sportiste e klubit më të famshëm sportiv në Shqipëri, “Partizani” Melpomeni do të vendoste disa rekorde në atletikë,dhe do të behet kampione e vendit me kete skuader në volejboll dhe në ping-pong. Në vitin 1952 i kthehet përfundimisht aktrimit por kësaj radhe në Estradën e Tiranës. Estradë kjo për të cilën Melpomeni Çobani kishte qenë një nga bashkë themeluesit e saj në vitin 1952. Veprimtaria artistike do të vazhdonte më tej me ngritjen e Teatrit të Kukullave dhe pjesëmarrjen në transmisionin e humorit të Radio Tiranës “Ora Gazmore”.

Të shumta kanë qenë rolet e saj në Teatër si në drama ashtu edhe në komedi . Këtu mund të përmendim “Fejesa”, “Halili dhe Hajria”,“Prefekti”,” Rrënjët e thella”, “Vajza nga fshati” etj

Gjatë karrierës së saj 40-të vjeçare në Estradë ka interpretuar në mëse 1500 role. Në kinematografi ajo ka një rol episodik në filmin e parë shqipëtar “Skënderbeu” dhe më vonë në filmin e parë tërësisht shqipëtar “Tana” . Në rolet e tjerë mund të përmendim rolet e saj në filmat “Kapedani”, “Estrada në ekran”, “Tela për violinë”, "Radiostacioni etj.

Për meritat e saj artistike është vlerësuar me shumë Çmime e Tituj, ku nëpërmjet të tjerëve mund të përmendim në vitin 1961 dekorohet me titullin “ Artiste e Merituar” ndërsa në vitin 1976 Melpomeni Çobani do të vlerësohej me me titullin më të lartë “Artiste e Popullit”.

KINEMATOGRAFI

1988 -- Stola në park.

1987 -- Një vit i gjatë

1987 -- Tela për violinë......Halla

1983 -- Fraktura.....Lulishtare

1979 -- Ballë për ballë.....Bedrija, pastruesja

1979 -- Radiostacioni...

1977 - Cirku ne fshat....Fatorino

1974 -- Qyteti më i ri në botë..

1973 -- Operacioni "Zjarri"....

1972 – Kapedani...Faturinua

1970 -- I teti në bronz.......bashkëshortja e Bamkë Qylollarit

1968 -- Estrada në ekran...

1958 -- Tana.....Gruaja e kryetarit te Kooperatives

TEATER

“Fejesa”

“Kolltuku magjik”

“Kopshti i jargavanëve”

“Liza dhe Sula”

“Napoloni dhe Amalia”

“Ngatërrestarja”

Më të lexuarat