Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Parashikimi i motit, 21 Nëntor 2017

Postuar: 21/11/2017 - 09:09

Kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime e vranësira të lehta do të ketë në zonat Lindore.

Pasditja do të vijojë e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësira kalimtare do të ketë herë pas here në zonat malore në Veri dhe Verilindje të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rënie në mëngjes, më e ndjeshme në ultësirën perëndimore por një rritje e lehtë pritet gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 22 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – Verior ndërsa në det krijohet dallgëzim 1 ballë.

Europa

Pellgu i Detit të Zi vijon me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore. Po ashtu, Veriu i ishujve Britanikë dhe vendet e Balltikut dominohen nga vranësira e reshje të shpeshta shiu e dëbore të shoqëruara edhe me stuhi të forta ere.

Ndërsa në pjesën më të madhe të kontinentit Europian, vijon dominimi i motit të kthjellët por të ftohtë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2018 - 22:24

Drejtori i Policisë Ardi Veliu, në një vizitë në Janinë, të Greqisë, ka takuar Shefin e Policisë Greke, Jejtnant Constantine.

Ka qenë policia greke që e bëri të ditur lajmin për mes një njoftimi duke publikuar edhe një foto.

Postuar: 20/02/2018 - 21:43

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Postuar: 20/02/2018 - 21:14

Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e 40 vjeçares shqiptare në Greqi pasditen e sotme.

Postuar: 20/02/2018 - 20:48

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

Postuar: 20/02/2018 - 20:40

Një krim brenda familjes ka ndodhur pasditen e sotme në Athinë, ku gjatë një konflikti në familje një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij.

Postuar: 20/02/2018 - 19:13

Një hetim gati tre mujor ka çuar në arrestimin e tre shqiptarëve, të cilët kishin në shënjestrën e vjedhjeve pronarët e bizneseve aziatike në qarkun e Oakland.

Postuar: 20/02/2018 - 18:56

SHÇBA ka arrestuar një punonjës policie në Durres për shpërdorim detyre.