Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Loja Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës është loje me zjarrin në Ballkan!”

Postuar: 12/02/2018 - 14:44

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme pas lajmit se në Ballkan po përgatiten ndryshime kufijsh. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord për të shkëmbyer territore në Kosovë. “Loja Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës është loje me zjarrin në Ballkan!”

Edi Rama mbështet projektin atikombëtar të Vuçiçit për ndarjen e Kosovës!

Të dashur miq, burime diplomatike bëjnë me dije se projekti serb për ndarjen në kuadrin e një shkëmbim territoresh është mbështetur plotësisht nga Edi Rama.

Madje në këtë kuadër, burimet diplomatike thonë se së afermi është planifikuar një vizitë e përbashkët në Preshëve Vuçiç-Rama.

Të dashur miq, ky projekt përbën hapin parë të madh në kuadrin e rikthimit të Serbisë së madhe. Beogradi, menjëherë pas luftës, kërkoi me insistim të madh që të zgjidhte me Tiranën problemin e aneksimit të Mitrovicës së Veriut dhe shkëmbimit të territoreve, por hasi në një jo kategorike të palës tonë.

Një projekt i tillë, po të kemi parasysh se në Ballkan kemi jo një, por disa Mitrovica, do të hapë kutinë e Pandorës dhe të ndezë vatra konfliktesh me pasoja të paparashikueshme.

Me këtë rast i them Edi Ramës, që përpiqet të mbulojë me akte të reja tradhtie shitjen e detit Greqisë: hiq dorë nga pazaret e fëlliqura prej apatridi në veri të Kosovës se do të mbash përgjegjësinë më të rëndë personale.

Ju bej thirrje SHBA dhe vendeve anëtare të NATO dhe BE të hedhin poshtë çdo projekt për ndarje të reja në Ballkan pasi kjo do shënonte fillimin e një cikli të ri konfliktesh të rrezikshme ne rajon”, shkruan Berisha nw facebook.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/02/2018 - 17:50

Reshje intensive të borës në gjithë qarkun juglindor ka shkaktuar probleme në Dardhë të Korçës. Trashësia maksimale ka arritur 20 cm ndërsa në Voskopojë 10 cm. Në pjesën tjetër të qarkut ka arritur deri në 5 cm.

Postuar: 25/02/2018 - 17:40

“Në kuadër të masave për parandalimin dhe eliminimin e epidemisë së fruthit po kryejmë në territor vaksinimin e fëmijëve dhe popullatës së riskuar si dhe gjurmimin që në k

Postuar: 25/02/2018 - 17:29

Pas një alarmi nëAlarm në Genova të Italisë, policia ndaloi një person që u raportua të hynte i armatosur në një pallat pranë stadiumit “Luigi Ferraris”, duke mobili

Postuar: 25/02/2018 - 16:35

Teksa ka humbur tërë familjen e saj, Ervisa Preka nga Shkodra ka marrë vesh sot për ngjarjen  që i ka ndodhur.Një javë më parë, ajo po udhëtonte me bashkëshortin dhe tre fë

Postuar: 25/02/2018 - 14:51

Ministria e Mbrojtjes informon mbi situaten e shkaktuar nga moti i keq qe po ben se fundi ne vend dhe ka shkaktuar problemet e para ne disa zona per shkak te reshjeve te dendura

Postuar: 25/02/2018 - 14:25

Dalin detaje pas vrasjes barbare ndaj shqiptarit ne Angli.

Postuar: 25/02/2018 - 13:53

Në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Qarkun e Beratit, Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kan