BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-politike

17 gjyqtarë dhe prokurorë të dorëhequr nga vetingu, zbulohet lista e parë që qeveria do të dorëzojë në Bruksel për hapjen e negociatave

17 gjyqtarë dhe prokurorë të dorëhequr nga vetingu, zbulohet

Qeveria ka gati planin për të bindur Bashkimin Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Brukseli ka vënë kusht kryesor zbatimin e vetingut, rezultatet e të cilit po marrin akoma shumë kohë. Mirëpo ekzekutivi ka filluar lëvizjet për të bindur ndërkombëtarët se procesi i vetingut po jep rezultat. Sipas informacioneve të gazetës, qeveria ka hartuar një listë me emrat e 17 gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dhënë dorëheqjen nga procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës, karrierës dhe pasurisë, duke u larguar kështu nga sistemi i drejtësisë. Ndërkohë gazeta ka arritur të sigurojë detaje nga lista me gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr. Ajo që bie në sy në listë është fakti se 7 emra të sistemit të drejtësisë kanë paraqitur dorëheqjet e tyre përpara se të niste procesi i vetingut. Më konkretisht, janë dorëhequr në muajt e parë të vitit 2017 emrat: Sulejman Tola (Prokuror, Prokuroria e Rrethit Krujë, 26.01.2017), Ilir Çeliku (Gjyqtar, Gjykata e Apelit, Vlorë, 30.01.2017), Mirela Fana (Gjyqtar, Gjykata e Lartë, 31.01.2017), Ilir Pashaj (Gjyqtar, Gjykata e Shkallës së Parë, Elbasan 01.02.2017), Eritan Shehu (Këshilltar Ligjor, Gjykata e Lartë, 29.03.2017), Adnand Berdica (Këshilltar Ligjor, Gjykata e Lartë, 29.03.2017), Etleva Sherifi (Ndihmëse Ligjore, Gjykata e Lartë, 31.03.2017).

Emrat e tjerë

Në listën që pritet që qeveria t’i paraqesë Brukselit me qëllim çeljen e negociatave bëjnë pjesë edhe emra të tjerë, midis të cilëve mund të përmendim edhe atë të ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Llalla u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë vetëm pak ditë më parë, duke mos pranuar të bëhej gjyqtar Apeli, teksa për të u ndërpre edhe procesi i vetingut. Gjithashtu, një tjetër emër në listë është edhe ai i Bensik Imerajt, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Imeraj po ashtu dha dorëheqjen vetëm pak kohë më parë për arsye personale, dhe më pas u vijua edhe me ndërprerjen e procesit të rivlerësimit. Ndërkohë nga Gjykata Kushtetuese janë dorëhequr edhe Vladimir Kristo, Sokol Berberi dhe Vitore Tusha. Për të arritur në fund të listës, tre emrat e tjerë që kanë dhënë dorëheqjen nga vetingu janë: Shyqyri Çobo (Gjykata e Rrethit Berat), Ibrahim Hoxha (Gjykata e Tiranës) dhe Drita Velaj. Duke qenë e vendosur për të çelur negociatat me BE, qeveria, përveç kësaj liste, pritet të paraqesë tek ndërkombëtarët edhe rezultatet që do të dalin nga vetingu për 57 emrat prioritarë që i janë nënshtruar procesit të rivlerësimit. Sipas informacioneve të gazetës, theksi do të vihet tek emrat që nuk do ta kalojnë tekstin, duke u treguar në këtë mënyrë ndërkombëtarëve se vetingu po jep rezultatet e para në Shqipëri dhe se vendi ynë po përmbush me sukses kushtin kryesor.

Thirrja e Macoveit

Pak ditë më parë, gjatë samitit të parë të Komisionit të Stabilizim Asociimit, kryetarja e delegacionit të PE, Monica Macovei përsëriti thirrjen për zbatimin e vetingut dhe rezultatet e tij. “Zbatimi i vetingut është element kyç. Reforma nuk do të jetë perfekte por duhet të zbatohet sa më shpejtë. E rëndësishme që të jepni dëshmi për zbatueshmëri të ligjeve. Duhet të ketë sa më shumë çështje të hetuara. Vetëm një gjyqtar profesionist nuk do të ketë frikë nga politikanët. Populli shqiptarë do të shikojë rezultate. Dhe unë po e them këtë gjë nga eksperienca ime”, tha Monica Macovei. /Mimoza IBRA

Më të lexuarat