Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

4 ministrat shqiptarë bashkë për arsimin shqip në diasporë

Postuar: 14/02/2018 - 13:28

Arsimi shqip në diasporë ishte në fokus të diskutimeve mes katër Ministrive, atyre të Arsimit dhe Diasporës, në Shqipëri dhe Kosovë. Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe homologët e tyre nga Kosova, Ministri  Dardan Gashi dhe Zv.Ministri Heset Sahiti, folën për marrëveshjet e arritura deri më tani mes Shqipërisë dhe Kosovës sa i përket arsimit në diasporë, duke u përqendruar kryesisht në implementimin e marrëveshjes së arritur mes dy qeverive në nëntor të 2017-se.  Ata ranë dakord për ngritjen e një këshilli të përbashkët në nivel ministror, që do të mbikëqyrë zbatimin e planit të veprimit për mësuesit dhe nxënësit e diasporës. U vendos gjithashtu krijimi i një qendre të përbashkët për diasporën me bazë në Prishtinë, e cila do të ketë një funksion koordinues për botimin apo shpërndarjen e librave mësimorë shqip. Z. Pandeli Majko e cilësoi takimin si tepër produktiv, duke theksuar se brenda një kohe të shkurtër pas mbledhjes së dy qeverive ishin marrë vendime të rëndësishme.  

“Mendoj se sot, në prag të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës ne kemi se çfarë t’i themi publikut. Brenda një kohë të shkurtër pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, ndërmorëm disa vendime të rëndësishme, si ai lidhur me krijimin e qendrës për arsimin në diasporë. Ajo do të reflektojë një sërë vendimmarrjesh dhe do të ketë të bëjë më çështjet e ruajtjes së gjuhës dhe arsimit shqip, një kërkesë e ngahershme e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit”, u shpreh Ministri.
 
Ndërsa ministrja Lindita Nikolla tha se tani e tutje nuk do të ketë më punë të ndarë për të siguruar arsimimin e fëmijëve nga Shqipëria dhe Kosova. 
 
 “Sot është një lajm i mirë sepse kemi finalizuar Këshillin e Përbashkët qe do të menaxhojë të gjithë punën për arsimin në diasporë. Nuk do të ketë më punë të ndarë për të mundësuar arsimimin e fëmijëve nga Shqipëria dhe Kosova, por një punë të mirëogranizuar nga ekipet tona që do të financojnë në nivel teknik, duke institucionalizuar edhe një qendër të përbashkët me qendër në Prishtinë. Grupet e punës do të finalizojnë kurikulën, tekstet e përbashkëta dhe një ekip të përbashkët menaxhimi që lidhet me punësimin e mësuesëve, trajnimin dhe kualifikimin dhe hap pas hapi te gjitha problemet që janë evidentuar dhe që kërkojë zgjidhje për të garantuar një arsim cilësor”, tha Ministrja Nikolla.

Nga ana e tij Ministri për Diasporën në Kosovë Dardan Gashi, u shpreh i lumtur që pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy Kryeministrave, po ndërmerren hapa konkretë.  

‘Shpresoj që falë bashkëpunimit mes 4 ministrive do të arrijmë të finalizojmë qëllimin e përbashkët për të mundësuar arsim më te mirë shqip në diasporë”, ishte komenti i. Gashit. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/05/2018 - 09:24

“Burri kur jep fjalën ther djalën”, “Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then”. Prej shekujsh besa e shqiptarëve ka qenë një nga karakteristikat kryesore, që ka kushtëzuar dhe zhvillime të rëndësishme historike.

Postuar: 25/05/2018 - 08:43

Policia e Durrësit ka ndaluar 2 persona të dyshuar si aurorë të vjedhjes se prokurorisë.

Postuar: 25/05/2018 - 08:02

Gjykata e Apelit të Durrësit ka liruar nga burgu ish-drejtorin e Rrugëve, Andi Toma.

Postuar: 25/05/2018 - 07:18

Katër turistë austriakë dhe tre shqiptarë janë izoluar në malet e Lurës, ndërsa të alarmuar kërkojnë ndihmë.

Postuar: 24/05/2018 - 22:58

Gazetari investigativ  Trashëgim Sokolaj ka zbardhur detaje nga ngjarja e djeshme në Prokurorinë e Durrësit, ku janë grabitur materiale në server dhe pamje të kamerave të s