Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ambasadori i SHBA: Ofrojmë prokurorë të FBI për hetimin e Saimir Tahirit

Postuar: 12/01/2018 - 14:40

Pas takimit që zgjati rreth një orë e 30 minuta me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, ambasadori i SHBA-ve, Donlad Lu bën një deklaratë të fortë. I pyetur nga BalkanWeb nëse në këtë takim janë diskutuar çështje të korrupsionit të nivelit të lartë, siç është ajo e Saimir Tahirit, Lu komentoi se SHBA-të kanë ofruar mbështetjen e tyre me prokurorë federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara. Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Anvasadori Lu: Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 23

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2018 - 20:30

Një aksident me pasojë plagosjen e një 50 vjeçari i regjistrua mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:18, në rrugën e "Dibrës".Mjeti targë AA218TB me drejtues shtetasin E.

Postuar: 20/06/2018 - 19:35

Të tjera detaje kanë dalë pas arrestimit të Alket Dautit, i konsideruar nga mediat britanike si b

Postuar: 20/06/2018 - 19:05

Sot pasdite trafiku në autostradën Tiranë – Durrës ka qenë i rënduar në drejtim të hyrjes p

Postuar: 20/06/2018 - 19:02

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar sot në Londër pasi akuzohet për trafik të qenieve njerëzor

Postuar: 20/06/2018 - 18:15

Një grua nga Tirana ka denoncuar në polici dhunën e ushtruar nga ish-burri i saj.

Postuar: 20/06/2018 - 17:33

Pas bërjes publike të ekspertizës nga policia për vdekjen e Enea Ftoit, ku thuhej se shkak për vd

Postuar: 20/06/2018 - 17:13

Një 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.Burime zyrtare nga policia e