BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-politike

Basha në Berat: Vendi nuk po qeveriset, po sundohet nga një bandë

Basha në Berat: Vendi nuk po qeveriset, po sundohet nga një bandë

Banditët në burg dhe jo në qeveri, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet nga një bandë.” Kryetari i Partisë Demokratike ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për t’i dhënë vetes një shans që të zgjedhin të lirë një qeveri që punon për qytetarët dhe jep llogari para tyre. Basha tha se për shkak të aleancës së Edi Ramës me krimin, ai ka braktisur detyrimet ndaj shqiptarëve duke punuar vetëm për pasurimin dhe pushtetin e vet. Kreu i opozitës iu referua rastit flagrant kur një mësuese e sëmurë me kancer pohoi përballë Ramës atë që opozita ka  denoncuar prej kohësh ,mungesën e ilaçeve në spitalet publike.

“Nuk gjeti kurajon t’i thoshte se përse ka 400 milionë lek fond për makina luksi dhe s’ka lek për të blerë ilaçet e sëmurëve me kancer. Përse nuk paguhen 50 milionë Euro taksa, nga ARMO në një vit dhe nga ana tjetër u thotë 1200 kryefamiljarëve, 1200 naftëtarëve; “Dilni në asistencë sociale”. Është fare e thjeshtë. Nuk ndjen asnjë përgjegjësi për asnjë shqiptar. Kjo nuk është më qeveri. Kjo është një bandë.”-tha Basha. Për të treguar se paratë nga taksat e shqiptarëve nuk investohen në shëndetësi, arsim apo për të hapur vende pune, por për të pasuruar Edi Ramën, kreu i opozitës iu referua parave që paguhen në një vit për konçesionet apo i falen klientëve të ARMO-s nga taksat e papaguara.  “140 milionë, 90 do t’ua japë 3 vetave, 50 ia ka dhënë Besos dhe do ta ndajë ai me Beson. Edi Rama, 3 oligarkë dhe Beso. 5 veta, 140 milionë Euro.”- tha Basha.

 

Lulzim Basha ftoi shqiptarët të marrin pjesë në protestën e 27 Janarit për t’i treguar pakicës qeverisëse se Aleanca e shumicës nuk pajtohet me krimin dhe se i do pushtetarët e korruptuar para drejtësisë së pakapur nga qeveria.? “Ne shkojmë atje më nje objektiv të qartë. Banditët në burg dhe jo në qeveri, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet nga një bandë. Le t’i themi rinisë së Beratit në rradhë të parë dhe çdo qytetari e çdo qytetareje të Beratit, se largimi nuk është alternativë, se alternativa e vetme dhe hapësira e vetme është hapësira e lirisë për t’u shprehur dhe për t’u dëgjuar më 27 janar.”- u shpreh në Berat Kryetari i Partisë Demokratike

Më të lexuarat