BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

aktualitet-politike

Basha: Rama nuk e arreston Tahirin, sepse e di që më pas e ka radhën vetë ai

Basha: Rama nuk e arreston Tahirin, sepse e di që më pas e ka

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nisma e opozitës për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm sipas Kushtetutës dhe me vetting është treguesi më i qartë i vullnetit të opozitës për zbatimin e Reformës në Drejtësi, të pakapur nga krimi.

“E pra ky është një akt i përgjegjshëm politik, i cili bëhet për t’ia davaritur çdokujt dyshimin se Partia Demokratike ka ndonjë axhendë tjetër përveç se përshpejtimit të Reformës në Drejtësi. Se afërmendsh, opozita nuk ka dhe nuk mund të ketë aleatë më të mirë në luftën kundër krimit dhe kriminelëve dhe të korruptuarve, se sa një drejtësi që funksionon.”- u shpreh Basha

Në aktivin me disa degë të Tiranës, kreu i opozitës tha se, nëpërmjet kryeprokurorit antikushtetues, Rama synon të bllokojë  hetimet për Saimir Tahirin  dhe të diktojë zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të kontrolluar më pas edhe Prokurorinë e Posaçme për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke shkatërruar themelet e Reformës në Drejtësi.

 “Saimir Tahiri kapet nga antimafia duke përfituar dhjetëra, mijëra euro varëse e byzylykë floriri. 5 milionë euro në muaj nga trafikantët e drogës, dhe Edi Rama ndalon arrestimin  e tij. Përse? Fare e thjeshtë, sepse arrestimi i Sajmir Tahirit, është hapi i parë drejt arrestimit dhe vënien para drejtësisë të Edi Ramës, si koka dhe arkitekti i kanabizimit dhe kriminalizimit të Shqipërisë.  Po mbron veten e tij. Kaq e thjeshtë është!”- tha Basha.

Basha tha se protesta e 27 Majit nuk është një manifestim për interesin e një force politike, por për t’i dhënë zë shumicës së shqiptarëve.

 “Ne jemi njerëzit që kemi ditur të sakrifikojmë edhe interesat tona politike dhe partiake, siç ishte marrëveshja e 18 Majit, për interes të Shqipërisë ndaj nuk shkojmë për karrigen tonë. Nuk shkojmë për të bërë Lulzim Bashën Kryeministër. Shkojmë për të çliruar shqipërinë nga krimi. Për të çliruar drejtësinë nga krimi! Për të çliruar qeverinë nga krimi, për të çliruar ekonominë nga krimi. Vetë protesta do të jetë numerikisht, shumë e shumë herë më e madhe se bashkimi i kopukëve dhe horrave e kriminelëve të Edi Ramës, ndërsa zëri i protestës, do të jetë zëri i shumicës absolute të shqiptarëve,” tha Basha.

Kreu i opozitës shprehu bindjen se në protestë shumica e shqiptarëve do të tregojnë se  nuk pajtohen me Aleancën e Krimit të ndërtuar nga Edi Rama, që po i varfëron çdo ditë dhe po e bën jetën e familjeve shqiptare më të pasigurtë.

“John Lennon, me këngën e tij të famshme “War is over, if you want it”, “Lufta mbaron po të duash ti”. Edi Rama mbaron, po të duash ti! Ky është mesazhi që do t’i japim çdo shqiptari. Po të duash ti, po të duam ne, Edi Rama mbaron! Ky është mesazhi i protestës. Po të ngrihet populli, po të bashkohen qytetarët, Edi Rama mbaron! “- tha Basha.