Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Deputeti aksidentoi për vdekje kalimtarin, PDIU i përgjigjet akuzave të PD: Po bën politikë me një fatkeqësi

Postuar: 12/08/2017 - 11:58

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas akuzave të PD mbi ngjarjen e rëndë  të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 53-vjeçar mbeti i vdekur pasi u përplas me makinë nga deputeti Aqif Rakipi.

Përmes një deklarate për mediat, PDIU teksa i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, i përgjigjet edhe akuzave të Partisë Demokratike, e cila kërkon që të zbardhet ngjarja, duke shtuar se Rakipi është mik i Ramës dhe se ka qenë me shpejtësi kur ka përplasur 53-vjeçarin.

Sipas PDIU, Partia Demokratike kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik.

REAGIMI I PDIU
PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish. PDIU i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.

I shprehim ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 34

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2018 - 21:21

Një 23-vjeçar dhe një 43-vjeçar janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit pas një konflikti të madh që lindi mes tyre.

Postuar: 22/07/2018 - 21:02

Një shofer shqiptar ka shpëtuar nga vdekja, falë ndihmës së një mjeku grek që ndodhej në tragetin

Postuar: 22/07/2018 - 20:33

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar sot në bregdet, ku një i riu është mbytur sot në Gji

Postuar: 22/07/2018 - 19:44

I riu fatkeq që u mbyt sot në Velipojë, kishte punuar deri pak muaj më parë në qendrën komunitare

Postuar: 22/07/2018 - 18:55

Mos lëshimi i kuponit tatimor i ka kushtuar shtrenjtë disa resorteve të njohura në bregdetin shqi

Postuar: 22/07/2018 - 18:45

Arrestohet një person i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën p

Postuar: 22/07/2018 - 18:15

Një aksident ka ndodhur në këto momente në rrugën nacionale Fier-Levan.