Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dita ndërkombëtare e sporteve në ushtri, Xhaçka: Karriera në FA, e pastër si kjo garë sportive

Postuar: 13/02/2018 - 12:12

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë iu bashkuan ushtrive nga 135 vende të tjera në mbarë botën në Ditën Ndërkombëtare të Sporteve në ushtri.

Ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të të gjitha gradave dhe nga të gjitha komandat, njësitë dhe repartet e Forcave tona të Armatosura morën pjesë në ”Ditën e vrapimit të CISM-it 2018” në kodrat e liqenit artificial në kryeqytet, aktivitet i cili u zhvilluan në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës dhe Federatën e Atletikës.

Gara u zhvillua në dy disiplina, 10 km për vrapuesit djem dhe 6 km për vrapueset vajza.

Në vendin e parë për djem u rendit kapiten Bledar Mesi, i ndjekur nga ushtar Alban Faslliu nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Në vendin e tretë u rendit toger Renato Dordi nga Forca Ajrore.

Në kategorinë e vajzave, vendin e parë e zuri kadete Xhuliana Tahillari nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes. Në vendin e dytë u rendit ushtare e tretë Sadete Popshini, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u pozicionua Artemisa Axhami nga Policia Ushtarake.

Trofetë simbolikë dhe certifikatat për tre vendet e para në të dyja disiplinat u dorëzuan nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Pasi uroi fituesit dhe përgëzoi pjesëmarrësit në garë, ministrja Xhaçka theksoi rëndësinë e meritokracisë, për të cilën tha se do të jetë themelore për karrierën në Forcat e Armatosura. “Ne jemi plotësisht të angazhuar që edhe karriera juaj t’i përngjajë kësaj gare të bukur sportive. Dhe po punojmë që kjo garë të jetë e pastër, e ndershme dhe e shëndetshme. Një garë ku secili prej jush të vlerësohet dhe promovohet në bazë të meritave dhe të performancës së treguar gjatë punës.

Kjo garë e ndershme do t’ju krijojë mundësinë të gjithëve që të shprehin sa më mirë që të jetë e mundur, nivelin e përgatitjes profesionale, në shërbim të Forcave tona të Armatosura dhe do të rrisë nivelin profesional të saj, si rrjedhim edhe cilësinë e realizimit të detyrave.”- u shpreh ministrja Xhaçka.

Dita e vrapimit të CISM zhvillohet çdo vit nga vendet anëtarë të kësaj organizate duke u kthyer në ditën ku ushtarakë dhe civilë vrapojnë së bashku në gjithë botën nën flamurin e sportit dhe paqes. Ky aktivitet ka si qëllim promovimin e sportit masiv në Forcat e Armatosura.

CISM (International Military Sport Council) është Këshilli Ndërkombëtar i Sporteve në ushtri me 136 vende pjesëmarrëse, midis tyre edhe Shqipëria.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2018 - 12:41

Gazetari Basir Çollaku përmes një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës së Fierit për të dënuar me 4.5 vite burg ish-oficerin e antidrogës Dritan Zaganin për ‘shpërdorim dety

Postuar: 20/11/2018 - 12:34

Dimri këtë vit erdhi në një mënyrë të papritur, duke sjellë reshje të dendura bora, e duke izolua

Postuar: 20/11/2018 - 12:26

Policia e Shtetit ka publikuar listën e 22 personave më të kërkuar për qarkun e Korçës.

Postuar: 20/11/2018 - 12:13

Teksa pas disa muajsh nisin zgjedhjet lokale, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zg

Postuar: 20/11/2018 - 12:07

Ditën e sotme në mediat online qarkulloi lajmi ku theksohet se ish-oficeri i sektorit të antidrog

Postuar: 20/11/2018 - 11:52

Pas hapit që 18 të dënuar në burgun e Burrelit ndërmorën për t’u futur në grevë urie për sh

Postuar: 20/11/2018 - 11:33

Zyrat e  institucioneve rajonale në Kukës janë thyer gjatë natës së 18 nëntorit në rrethana