BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-politike

Edi Rama përgatitet për ndryshime në qeveri, nis sondazhet dhe monitorimin e ministrave, dalin emrat e parë që rrezikojnë largimin

Edi Rama përgatitet për ndryshime në qeveri, nis sondazhet dhe

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë ndryshime në qeveri. Në shtator 2017 u shpall qeveria e re, ku përveç uljes së numrit të ministrave, pati shumë pak emra të rij. Por pranvera do të shoqërohet me ndryshime drastike, pasi shumë ministra do të duhet që të lënë vendin që kanë dhe të mbajnë vetëm postin e deputetit. Gazeta “SOT” ka mësuar se kryeministri Edi Rama po mendon që të bëjë disa ndryshime në qeveri. Disa emra do të largohen në javët në vijim me qëllim emërimin e personave me integritet për të përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave. Por riformatimi total do të ndodhë në fund të qershorit, pasi të jetë dhënë vendimi në Brukseli. Ndryshimet më të mëdha rrezikojnë të ndodhin nëse BE refuzon të hapë negociatat. Por gazeta ka mësuar se kryeministri ka filluar që tani monitorimin e të gjithë emrave në kabinet, për të parë punën e tyre. Në mbledhjen fundit të grupit ai ja u ka bërë të qartë se askush nuk e ka vendin e sigurt dhe për këtë arsye ka nisur procedurat për ndryshime. Përveç kontrollit të punës, socialistët kanë hapur dhe sondazhe për të parë se cilët ministra janë më pak të pëlqyer në publik. Përmes faqes në Facebook “ER-TV”, kërkohen opinione nga publiku se kush ministër duhet të largohet. Sipas burimeve të gazetës, faqja menaxhohet nga FRESSH. Hapja e këtij sondazhi e dëshmon shumë qartë se shumë shpejt do të ketë ndryshime në qeveri. Gazeta ka mësuar dhe të dhënat e para të opinioneve që ka dhënë publiku në pyetjen e drejtuar për ndryshimet në qeveri. Sipas statistikave të nxjerra aty, 3 emrat më pak të pëlqyer janë: Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës; Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe Lindita Nikolla, ministre e Arsimit. Përveç sondazheve online, mësohet se qeveria po bën dhe sondazhe në terren mbi opinionin që njerëzit kanë mbi të. Përmes sondazheve të brendshme po pyeten qytetarë mbi punën e qeverisë dhe në veçanti të emrave të caktuar të ministrave. Kur Rama formoi qeverinë bëri një deklaratë të fortë para të gjithëve, duke thënë se të gjithë do jenë në provë. Në këtë mënyrë më të rrezikuarit janë ministrat që kanë krijuar pakënaqësi në publik.

Reformat në qeveri

Kur kryeministri Edi Rama përcaktoi qeverinë e re, ja u bëri të ditur ministrave se deri në pranverë do të jenë në testim. Pranvera po afron dhe sipas burimeve, kreu i qeverisë po kontrollon nga afër punë e secilit për të parë se kush është më i aftë. Fati i qeverisë do të varet dhe nga vendimi i Brukselit për negociatat. Nëse Shqipëria ngec, atëherë pjesa dërrmues e ministrave ikin. Por edhe nëse merret rezultat pozitiv, gazeta ka mësuar se do të ndryshojnë disa emra kyç, që do kenë të bëjnë drejtpërdrejt me reformat, pasi vendimi  përfundimtar do jepet në dhjetor nga Këshilli i Ministrave të BE dhe vendet anëtare duhet të binden nga qeveria. Por një burim i tha gazetës që nuk përjashtohet mundësia që disa emra të lëvizin që në periudhë mars-prill, pasi kanë krijuar mjaft pakënaqësi në radhët e qytetarëve. Nëse shihet sondazhi, Kumbaro kryeson, e cila sapo u përplas me artistët. Kjo do të thotë se shumë shpejt mund të ketë një frymë të re në qeveri, e cila në fokus hapjen e negociatave dhe kushdo që nuk punon në ritmin e duhur largohet./Kliti TOPALLI

Më të lexuarat