Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fatmir Xhafaj reformë rrënjësore në polici, shkrihen strukturat e Saimir Tahirit, largohen drejtorë dhe shefa komisariatesh

Postuar: 13/02/2018 - 07:44

Me emërimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu të gjitha komisariatet pritet të përfshihen nga një reformim i thellë strukturor. Sipas burimeve, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të bashkëpunojë me Ardi Veliun për të bërë ndryshime në pjesën më të madhe të komisariateve dhe policive në vend. Sipas këtij projekti, strukturat e policisë nga Drejtoria e Përgjithshme në drejtoritë vendore dhe komisariate do të kryejnë një rishpërndarje të forcave të policisë në territor. Kështu, sipas informacioneve, vala e ndryshimeve do të përfshijë drejtuesit e policive dhe shefat e komisariateve, të cilët pritet të largohen nga detyra. Më konkretisht, policët të cilët kanë punuar për një periudhë të gjatë do të ngrihen në detyrë duke marrë poste drejtuese. Pra, të gjithë ata oficerë policie të cilët kanë një karrierë të gjatë me pozicione jo fort të rëndësishme do të kalojnë në poste më të larta dhe me përgjegjësi më të madhe. Kujtojmë që ministri Fatmir Xhafaj i paralajmëroi ndryshimet pak ditë më parë gjatë një takimi me Policinë e Vlorës, pasi u shpreh i pakënaqur nga puna e bërë. Prandaj pritet që nga momenti në moment Xhafaj të nis vënien në zbatim të planit të tij, duke bashkëpunuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Deri më tani është konfirmuar largimi i Drejtorit të Policisë Shkodër, Gjovalin Loka, teksa është emëruar në postin e zëvendës drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nga ky pozicion pritet të largohet Rebani Jaupi, i cili për disa ditë mbajti postin e Drejtorit të komanduar të Përgjithshëm i Policisë pas shkarkimit të Haki Çakos. Gjithashtu ndryshimet pritet të prekin edhe Policinë e Tiranës, Fierit, Lezhës, Korçës dhe një sërë qarqesh të tjera. Do të jetë Ardi Veliu ai i cili do të firmosë largimin dhe emërimin e drejtuesve të rinj. Siç duket, qëllimi i Xhafajt është që të largojë të gjithë njerëzit që pati emëruar ish-ministri Saimir Tahiri, të cilët shpesh herët kanë qenë të akuzuar si bashkëpunëtorë dhe të përlyer me krimin.

Krijohet “Zona Policore”

Po ashtu, mësohet se pjesë e reformimit do të jetë edhe krijimi i një strukture të re që do të quhet “Zona Policore”. Në këtë strukturë të re do të shërbejnë inspektori i policisë së zonës, patrulla e përgjithshme dhe inspektori i krimeve. Burimet bënë me dije se krijimi i strukturës së re do të bëhet me qëllim mundësimin e një mbulimi më të gjerë dhe më të mirë të territorit, duke çuar kështu rrjedhimisht edhe në një parandalim më të mundshëm të ngjarjeve kriminale. Përmes kësaj ndarjeje, inspektori i zonës merr një rol të rëndësishëm si edhe puna e tij do të shtohet pasi do të duhet të marrë kontakte me çdo familje. Pra, inspektori i zonës do të duhet të trokasë në çdo derë të shtëpive në zonën ku ai kryen detyrën për të lënë kartëvizitën e tij për t’u treguar njerëzve që forcat e policisë janë në dispozicion. Në rastet kur një nga banorët e  zonës ka një hall, shqetësim a një konflikt, ai duhet të kontaktojë me inspektorin e zonës me qëllim që të marrë një shërbim sa më të shpejtë dhe efikas. Nëpërmjet këtij organizimi të ri, do të lehtësohej edhe puna e komisariateve dhe e sallës operative, duke shmangur kështu mbingarkesat nga ankesat apo problematikat e qytetarëve. Ky organizim do të ndihmojë që krahas fokusit të goditjes së veprimtarisë kriminale, policia të përqendrohet te parandalimi, sidomos në çështjet që janë të ndjeshme si dhuna në familje apo krimi mes të rinjve./Mimoza IBRA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2018 - 23:14

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Selman Stermasi”, në ndeshjen Tirana-Kamëz.

Një tifoz me shtetësi ruse është dhunuar keq nga tifozët e skuadrës së Tiranës.

Postuar: 18/08/2018 - 22:46

Policia italiane në Milano ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, me akuzën e trafikut të drogës

Postuar: 18/08/2018 - 22:39

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë.

Postuar: 18/08/2018 - 22:18

Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Sarandë dhe si paso

Postuar: 18/08/2018 - 22:07

Kohën e fundit dukshëm janë shtuar kërkesat për të ndihmuar personat të cilët vuajnë nga sëmundje

Postuar: 18/08/2018 - 21:14

Policia ka arrestuar sot të shumëkërkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjeç.

Postuar: 18/08/2018 - 21:02

Ka dështuar të kalojë kufirin me një pasaportë të dyshuar si holandeze, një 50 vjeçar nga Tirana.