Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjiknuri në Përmet: Të bëhen lidhjet legale të ujit

Postuar: 12/01/2018 - 10:11

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në cilësinë e deputetes së zonës, inspektuan kantierin e punimeve për rehabilitimin e ujësjellësit të qytetit të Përmetit. Investimi i qeverisë kap vlerën e rreth 5 milion USD. Sipas kontratës, brenda 30 muajsh investimi do të mundësojë furnizimin me ujë 24 orë duke i dhënë zgjidhje kështu një problematike mbi 25 vjeçare.

 

“Jemi këtu në një nga investimet shumë të rëndësishme të qeverisë shqiptare për Bashkinë e Përmetit që është rrjeti i ri i ujësjellësit, përfshirë dhe këtë depozitë që po punohet këtu. Është një investim që kap një vlerë rreth 5 milion USD, zgjidh përfundimisht çështjen e ujit në Bashkinë e Përmetit duke siguruar ujë 24 orë. I ftoj qytetarët që deri në fund të Janarit, vullnetarisht të bëjnë lidhjen në mënyrë legale me rrjetin e ujësjellësit kudo që ata janë sepse qeveria në Shkurt do të fillojë masat për kontrollet sëbashku me autoritetet vendore. U bëj thirrje të gjitha bashkive që të bëhen pjesë e kësaj reforme të rëndësishme. Qeveria shqiptare do ta marrë këtë rrisk për të investuar siç po investon edhe në Përmet por që këto investime të bëhen të qëndrueshme duhet që të gjithë qytetarët shqiptarë ta paguajnë ujin”, theksoi ministri Gjiknuri.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në cilësinë e deputetes së zonës vuri theksin tek mbajtja e premtimit që i është bërë qytetarëve të Përmetit.

“E rëndësishme është që ne e mbajtëm premtimin dhe sot jemi këtu për të ndjekur punimet. Do të vazhdojmë të jemi deri në fund të zbatimit të projektit, derisa çdo qytetar i Përmetit të ketë në rubinetin e vet atë që dëshiron, gjënë më të rëndësishme, ujin”, u shpreh Kumbaro.

Edhe kryebashkiaku i Përmetit Niko Shupuli u shpreh optimist për ecurinë e këtij investimi të garantuar nga qeveria qendrore.

“Afati kohor është gati 30 muaj që do të përfundojnë punimet por kam besimin që do të përfundojnë më përpara duke i dhënë zgjidhje përfundimisht një ndër problematikave kryesore që kanë patur banorët e Përmetit, furnizimit me ujë të pijshëm”, nënvizoi kryebashkiaku. Duke ju referuar reformës në sektorin e ujit të pijshëm, ministri Gjiknuri u bëri një apel kryebashkiakëve në gjithë vendin që të miratohen nga ndërmarrjet e ujësjellësave skema lehtësuese për shlyerjen e borxheve të mbartura të familjarëve.

“Dua tu bëj thirrje edhe bashkive që të miratojnë skema lehtësuese për borxhlinjtë e vjetër apo njerëzit që kanë akumuluar borxhe për shkak të mungesës së interesit apo fatkeqësisht edhe punës jo të mirë të ujësjellësave dhe bashkive përkatëse. Çfarë do të thotë? Skema lehtësuese njësoj siç bëmë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për ti shtrirë borxhet e vjetra në vite, për ti dhënë mundësinë qytetarëve të mos rëndohen përnjëherë me pagesën e faturave që ujit që janë të akumuluara me vite. Është shumë e rëndësishme, kjo është në dobi të qytetarëve, pagesa e ujit është siguri për furnizimin me ujë. Nuk ka rrugë tjetër! Po nuk e paguam ujin ashtu siç e paguajmë edhe energjinë elektrike qeveria shqiptare do ta ketë të pamundur të kryejë gjithë ato investime të nevojshme për të gjithë ato zona të Shqipërisë të cilat fatkeqësisht akoma nuk kanë një rrjet modern të ujësjellës/kanalizimeve”, nënvizoi Gjiknuri.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 31

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 16:00

Autoritetet kufitare të Kakavijës, kanë arritur të vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar, Valter Sakolli, të cilit iu gjetën 95.2 gr kanabis dhe një thikë.
 

Postuar: 23/09/2018 - 15:58

Policia e Tepelenës ka zbuluar në fshatin Nivicë një tjetër rast të kultivimit të kanabisit.

Postuar: 23/09/2018 - 15:54

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dy ditë më parë në Lezhë.

Postuar: 23/09/2018 - 15:53

Një grabitje ka ndodhur në një karburant në qytetin e Fierit.

Postuar: 23/09/2018 - 15:50

Policia Rrugore ka bërë më dije aksionet që ka zhvilluar gjatë natës së djeshme.

Postuar: 23/09/2018 - 15:28

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili ka denoncuar

Postuar: 23/09/2018 - 15:16

Një operacion antidrogë është zhvilluar sot në Athinë, në banesën e një çifti shqiptarësh, ku jan