Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komiteti i Stabilizim-Asocimit, Bylykbashi: Janë blerë votat, u derdhën 5 milionë euro

Postuar: 13/02/2018 - 10:08

Ka nisur sot dita e dytë e punimeve e sesionit të 12 të Komitetit të Stabilizim-Asociimit. Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi tha se konsensusi per reformen zgjedhore eshte jetik per suksesin e saj. Ne takimin e perbashket me eurodeputetet, Bylykbashi vuri ne dukje se shitblerja e votes eshte problemi kryesor per Shqiperine Raporti i OSBE / ODIHR e përmend 13 herë fenomenin e blerjes së votave ne 2017-en. Gjithashtu, një studim i financuar nga BE zbuloi se 20% e të anketuarve shqiptarë iu ofruan para dhe mallra në këmbim të votes. Bylykbashi tha se burimi kryesor per blerjen e votave jane parate qe vijne nga droga dhe korrupsioni qeveritar. Ai theksoi se nese ky problem nuk zgjidhet, rreziku eshte qe reforma zgjedhore, edhe nese do te kete sukses, mund te mbetet ende ne leter. Bylykbashi tha se parakusht i suksesit te kesaj reforme eshte konsensusi i sinqerte mes pakeve. “Reforrma zgjedhore nuk duhet t’i ngjaje reformes territoriale, pasojat e te ciles po behen gjithmone e me te renda per keqqeverisjen e qytetareve. Reforma zgjedhore nuk duhet t’i ngjaje kurre as reformes ne drejtesi, ligjet e te ciles u miratuan ne menyre te njeanshme dhe antikushtetuse. Keto jane modeli si nuk duhet bere reforma zgjedhore”- tha Bylykbashi. Per te reflektuar keto arsye, Partia Demokratike ka propozuar disa ndryshime ne piken 8 te draft rekomandimeve, ku flitet per reformen zgjedhore. “8. Këmbëngul në nevojën për një ndjekje të plotë të të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe për reformën zgjedhore, duke përfshirë masat kundër blerjes së votave, të cilat duhet të zbatohen pa vonesë dhe në kohën e duhur përpara zgjedhjeve të ardhshme”

Deputetja e PS, Vasilika Hysi, nuk mohoi, por tha se 'ka pasur ashpërsim të vendimeve për shitblerjen e votës'. Ndërsa, deputetja e LSI, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, vërejti "duhet një reformë zgjedhore që t'i zgjidhë të zgjidhë të gjtiha problemet."

Dita e parë e punimeve u zhvillua dje në Kuvendin e Shqipërisë, dita e parë e sesionti të 12 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE Të pranishëm në punimet e sesionit të parë të punimeve ishin: Ministri për Evropën, Ditmir Bushati, Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, anëtarët e komitetit nga parlamentit evropian si edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

Bashkëkryetarja e komitetit, znj. Monica Macovei, theksoi dje në fjalën e saj rëndësinë e procesit integrues për Shqipërinë duke u shprehur optimiste për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Ne presim për datën për hapjen e negociatave, ndaj le të punojmë së bashku për këtë qëllim, të sigurojmë datën e hapjes së negociatave për Shqipërinë e jo të gjejmë arsyen për të mos e patur këtë datë. PE është shumë mbështetës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë, ndaj nga pikëpamja politike më e shumta varet nga ju. Dialogu politik është vital. Ka momente në historinë e një vendi kur luftërat e brendshme politike nuk kanë kuptim për vendin e nuk e ndihmojnë atë”,- u shpreh znj. Macovei duke shtuar se bashkëpunimi politik është i rëndësishëm për procesin integrues të Shqipërisë. “Është momenti kur ju duhet të bashkoheni për të mirën e vendit. Hyrja në BE është një nga këto momente. Duhet të jeni bashkë në këtë përpjekje, mazhorancë dhe opozitë. Është një moment shumë i rëndësishëm tani. Javën e shkuar patëm një takim përgatitor dhe Komiteti është shumë optimist që do të kemi rekomandimin për fillimin e negociatave ndaj shpresoj që s’do të kemi persona që do ta kundërshtojnë këtë gjë”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2018 - 22:57

Policia e Pukës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorët e grabitjes së arkës së kishës së Fushë-Arrëzit mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve, të arrestuarit janë A. V., 14 vjeç dhe M. Gj., 14 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz.

Postuar: 27/05/2018 - 22:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Berat-Ura Vajgurore me pasojë plagosjen e dy personave.

Postuar: 27/05/2018 - 22:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 57 vjecar ka vrarë me thikë gruan e tij në sy të djalit të tyre 17 vjecar.

Postuar: 27/05/2018 - 19:41

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), Aleksandër Çipa ka komentuar incidentin e kryeredaktorit të RD, Blendi Kasmi dje në protestën e opozitës përpara Ministrisë së Bre

Postuar: 27/05/2018 - 19:30

Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat dhe kanë grabitur një sasi parash në Kishën kritsjane të Fushë Arrëzit.

Postuar: 27/05/2018 - 19:22

Përmes një deklarate, shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka dënuar dhunën që sipas saj ka ushtruar policia ndaj gazetaret të “Rilindjes Demokratike“ gj

Postuar: 27/05/2018 - 18:56

Kur na ndajnë pak minuta nga ndeshja për Kupën e Shqipërisë mes Lacit dhe Skënderbeut që zhvillohet në orën 19:00 në ‘Elbasan Arena’, Policia e Elbasanit ka marrë të