Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kryeministri i jep tapinë Kishës së Elbasanit, mbyllet pas 27 vitesh çështja e pronësisë

Postuar: 14/03/2018 - 14:45

Kryeministri Rama i dorëzoi certifikatën e pronësisë Kishës Katolike të Shën Piut X në Elbasan, duke i dhënë kështu fund një problemi shumëvjeçar në mbi pronësinë e tokës në të cilën ajo është ndërtuar.

“Më vjen shumë mirë që sot ne i japim fund një kalvari shumë të gjatë, një kalvari absurd dhe të dhimbshëm për komunitetin katolik dhe për Kishën Katolike shqiptare, e cila, pasi kaloi përgjatë flakëve të ferrit të diktaturës, u desh të ndeshej për çerekshekulli me flakët e ferrit të administratës. Praktikisht, siç edhe e dini, u kërcënua seriozisht në ekzistencën e saj këtu në Elbasan dhe më vjen mirë që, përfundimisht, përgjithmonë, nga sot kisha do disponojë pronën e saj të regjistruar dhe të patundur dhe të patundshme më,” u shpreh Kryeministri.

Nunci Apostolik në Shqipëri, Charles John Brovvn, falënderoi Kryeministrin në emër edhe të Papa Franceskut, për zgjidhjen e cështjes së pronësisë.

“Doja t’ju thoja sa mirënjohëse është Kisha Katolike në Elbasan për gjithçka që Kryeministri ka bërë për të na ndihmuar me çështjen tonë të pronësisë këtu. Në emër të Papa Françeskut, e falenderoj Kryeministrin për ndërhyrjen dhe mbështetjen e tij!” tha nunci apostolik Charles John Brovvn.

Pronësia e Kishës Katolike të Shën Piut X në Elbasan u kthye në temë debati pasi gjykatat shqiptare të të gjitha shkallëve, i njohën pronësinë e truallit familjarëve të Odeta Nishanit, gruas së ish-Presidentit Nishani.

Kisha rrezikonte shembjen dhe kjo solli reagimin e përbashkët të besimtarëve dhe të gjitha komuniteteve fetare në vend, gjë që u shmang nëntorin e kaluar, kur me Vendim të Këshillit të Ministrave u miratua shpronësimi për interes publik i truallit prej 5000 m2 dhe kalimit të tij në favor të Kishës. Pronarët, mes tyre dhe ish-Zonja e Parë, Odeta Nishani, u dëmshpërblyen në vlerën e 70 milionë e 960 mijë lekëve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 16:48

Partia Demokratike deklaron se Kryeinspektori i IKMT-së ka kërcënuar deputetin demokrat Agron Shehaj sot gjatë aksionit në Jalë.Në një njoftim për mediat, PD thotë se deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj së ba

Postuar: 18/09/2018 - 16:12

Në të ardhmen, të gjitha rrugët të cilat kanë standardet e një autostrade do të jenë me pagesë.

Postuar: 18/09/2018 - 15:56

Në një kohë qe Komisioni i Veprimtarive Prodhuese po diskutonte një prej çështjeve më delikate, d

Postuar: 18/09/2018 - 15:47

Një shqiptar është shtirur sikur ka vrarë veten, më pas videon ia ka dërguar ish-it.

Postuar: 18/09/2018 - 15:30

Vazhdojnë tensionet midis banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT-së, për shembjen e objekteve p

Postuar: 18/09/2018 - 15:19

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar pretendimin e ish-deputetit Mark Frroku se me ndalimin e tij, ës

Postuar: 18/09/2018 - 14:18

Bie kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy kushërinjtë, Dejvi dhe Eugen Bitraj të cilët akuzohen